Prokurorja Flora Çela pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

KPK rikthen në Shkollën e Magjistraturës prokuroren Flora Çela

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për një vit prokuroren e Vlorës, Flora Çela dhe ta rikthejë atë për një trajnim 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjen.

Flora Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2008 dhe punon prej asaj kohe si prokurore në Prokurorinë e Vlorës.

Gjatë seancës dëgjimore, KPK nuk konstatoi probleme thelbësore për pasurinë, por u u relatuan si gjetje për profesionalizimin disa kallëzime të kryera për të cilat ishte vendosur mosfillimi i hetimit, ankesat për vendimarrjet si dhe 13 denoncime nga publiku. Subjektit iu kërkuan shpjegime për denoncimet e katër personave, çështje për të cilat u evidentua se ishin rrëzuar nga Apeli duke u konstatuar moskryerja e veprimeve hetimore. Po ashtu, u evidentuan pretendime të denoncuesve për zvarritje të proceseve për shkak të mosparaqitjes së subjektit në seanca. Prokurorja Çela deklaroi në seancë se vendimet e saj ishin lënë gjithmonë në fuqi nga Apeli. Sipas saj, në dy raste që janë rrëzuar kanë qenë për kundravajtje penale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *