Skeda e pasurisë së deklaruar – Teuta Rrudha– Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Teuta Rrudha– Prokuroria e Durrësit

Teuta Rrudha, prokurore e Prokurorisë së Durrësit, do të përballet të martën më 17 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i saj i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Lulzim Hamitaj.

Teuta Rrudha e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992. Ajo e ushtron funksionin prej më shumë se dy dekadash si prokurore pranë Prokurorisë së Rrethit të Vlorës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurores Teuta Rrudha nga viti 2004 deri në fund të vitit 2019. [Kliko për skedën në PDF].

Skeda e pasurisë së deklaruar nga prokurorja e Durrësit, Teuta Rrudha.

Në deklarimin për herë të parë të vitit 2004, prokurorja Teuta Rrudha deklaronte pasuri me vlerë 300 mijë lekë, ndërsa në fund të vitit 2019, pasuria e saj familjare kap vlerën e 16.2 milionë lekësh, duke shënuar një rritje prej gati 54 herësh.

Ajo zotëron familjarisht pasuri të paluajtshme me vlerë 9.7 milionë lekë, likujditete bankare prej 3.6 milionë lekësh, kursime të akumuluara në cash prej 2.2 milionë lekësh si dhe automjet me vlerë 617 mijë lekë.

Të ardhurat familjare për periudhën deklaruese janë rreth 41.9 milionë lekë, nga të cilat 44% kanë si burim pagën e subjektit, 33% të ardhurat nga shitja e pasurive të paluajtshme, 17% pagën e familjarëve dhe 3.3% dhuratat në cash.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 16 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Nga analiza cilësore e deklaratave të pasurisë, BIRN identifikoi si “flamuj të kuq” disa kontrata sipërmarrje për blerje dhe shkëmbim pasurie, për të cilat mungojnë të dhënat e plota.

Subjekti Teuta Rrudha gjatë periudhës deklaruese 2004-2019 deklaron një seri kontratash sipërmarrjeje dhe shkëmbimi mes shoqëri ndërtuese, por në formularët e deklarimit informacioni lidhur me objektin e këtyre kontratave është i paktë dhe i paqartë, duke e bërë të vështirë lidhjen kronologjike të transaksioneve.

Në vitin 2009 ka deklaruar kontratë sipërmarrje për blerjen e një apartamenti me sip. 130 m2, me vlerë 71,500 euro me burim krijimi kredi bankare 4,500,000 lekë, hua 10,000 euro dhe dhuratë nga vëllai 10,000 euro.

Në vitin 2013, deklaron marrje certifikatë per vërtetim pronësie 292 m2 ndodhur në Fier nga ALUIZNI, por ndërkohë kjo pronë nuk është deklaruar më parë dhe nuk dihen kostot e lidhura me procesin e legalizimit. Në të njëjtin vit deklarohet kontratë sipërmarrje me shoqëri ndërtimi – pa deklaruar në formular kushtet e kësaj kontrate. Në vitin 2019 deklarohet shitja e dy apartamentve me vlerë totale 10,100,000 lekë, por nuk është e qartë origjina e këtyre dy apartamenteve.

Deklarata e pasurisë së vitit 2004

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata e pasurisë së vitit 2006

Deklarata e pasurisë së vitit 2007

Deklarata e pasurisë së vitit 2008

Deklarata e pasurisë së vitit 2009

Deklarata e pasurisë së vitit 2010

Deklarata e pasurisë së vitit 2011

Deklarata e pasurisë së vitit 2012

Deklarata e pasurisë së vitit 2013

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Deklarata e pasurisë së vitit 2019

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *