Skeda e pasurisë së deklaruar – Artur Ismajlukaj – Prokuroria e Korçës
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Artur Ismajlukaj – Prokuroria e Korçës

Artur Ismajlukaj, prokuror në Prokurorinë e Korçës, do të përballet të enjten më 25 maj me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Alma Faskaj, Etleda Çiftja dhe Suela Zhegu.

Artur Ismajlukaj e nisi karrierën si oficer i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Tropojës në vitin 2005. Ai u emërua prokuror në vitin 2014 dhe e ushtroi funksionin fillimisht pranë Prokurorisë së Tropojës dhe më pas në Prokurorinë e Elbasanit. Sipas KPK, Ismajlukaj punon aktualisht në Prokurorinë e Korçës.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për prokurorët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale. Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë familjare të prokurorit Artur Ismajlukaj nga viti 2005 deri në fund të vitit 2018. [Kliko skeden në PDF]

Skeda e pasurisë familjare të deklaruar nga prokurori Artur Ismajlukaj.

Në deklarimin Para Fillimit të Detyrës në vitin 2014, prokurori Artur Ismajlukaj zotëronte pasuri me vlerë 5 milionë lekë, ndërsa në fund të vitit 2018, pasuria e tij familjare kap vlerën e 5.6 milionë lekëve.

Pasuria e tij familjare ndahet në 5 milionë lekë pasuri të patundshme dhe 600 mijë lekë kursime në cash.

Të ardhurat familjare për periudhën e deklarimit janë 8.4 milionë lekë, nga të cilat 71% kanë si burim pagën e subjektit dhe 29% pagën e bashkëshortes.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. Nga kontrolli aritmetik/logjik për 5 vite të deklarimit, asnjë prej deklaratave nuk rezultoi me probleme.

Subjekti Artur Ismajlukaj e ka deklaruar fillimisht pasurinë si oficer i policisë gjyqësore në vitin 2004 dhe më pas ka shkëputje nga deklarimi deri në vitin 2014, kur u emërua prokuror i Republikës së Shqipërisë.

Në deklaratën fillestare të vitit 2005 subjekti nuk deklaron asnjë të dhënë, ndërsa në deklaratën fillestare të vitit 2014 deklaron pronësinë mbi një shtëpi banimi me vlerë 36 mijë euro të blerë në vitin 2011, me burim të deklaruar të ardhurat nga paga si dhe kursimet para fillimit të detyrës.

Deklarata e pasurisë së vitit 2005

Deklarata Para Fillimit të Detyrës 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2014

Deklarata e pasurisë së vitit 2015

Deklarata e pasurisë së vitit 2016

Deklarata e pasurisë së vitit 2017

Deklarata e pasurisë së vitit 2018

Për më shumë dokumente vizitoni databazën tonë dokumente.reporter.al

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *