Gjyqtari i Tiranës Adriatik Bocaj pas vendimit të konfirmimit. Foto:BIRN
KPK Lajme Veting

KPK konfirmon në detyrë gjyqtarin Adriatik Bocaj

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj u konfirmua në detyrë të premten nga trupa e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që kreu rivlerësimin e tij në të tri kriteret. Procesi i rivlerësimit për gjyqtarin Bocaj u krye nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjan. […]

Gjyqtari Adriatik Bocaj pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Gjyqtari Adriatik Bocaj jep shpjegime për pasurinë dhe profesionalizmin

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Adriatik Bocaj u përball të hënën më 11 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për bilancin negativ paraprak në vlerën totale 1.7 milionë lekë të konstatuar për periudhën 1994-2016, si dhe për disa pretendime të ngritura në deoncime nga publiku. Ndërkohë, Bocaj […]

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla duke folur gjatë një seance të komisionit parlamentar per Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe te Drejtat e Njeriut | Foto: LSA
Analiza Artikull kryesor ! KPK Veting

Si e ‘shpëtoi’ KPK kreun e KLP-së nga vetingu

Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit. Por pasi një sërë veprimesh, përfshi tëheqja nga një padi që Balla kishte […]

Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KPK Lajme Veting

KPK konfirmoi në detyrë prokurorin Ylli Bashaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi të mërkurën konfirmimin në detyrë të prokurorit të Tiranës Ylli Bashaj. Gjatë seancës dëgjimore Bashaj u përball në KPK me pyetje kryesisht mbi koherencën dhe vërtetësinë e një kontrate për blerjen e një shtëpie në vitin 2000. Nga hetimi administrativ i trupës së kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me anëtare […]

Prokurori Ylli Bashaj, pas seancës në KPK. Foto:Malton Dibra/LSA
KPK Lajme Veting

Problemet me një kontratë shit-blerje vënë në vështirësi prokurorin Ylli Bashaj

Prokurori i Tiranë Ylli Bashaj i tha Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të hënën se ai e vlerësonte procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, por këmbënguli se ai nuk do të kishte kërkuar edhe sot kontrata noteriale për huatë e marra nga të afërm. “Ata më besojnë mua dhe unë u besoj atyre”, tha […]

Trupa e KPK gjatë seancës për ish-gjyqtaren Andrea.
KPK Lajme

Ish-gjyqtarja Majlinda Andrea gëzon statusin e magjistratit edhe 6 vjet pas dënimit

Majlinda Andrea, ish-gjyqtarja e Gjykatës së Lartë e dënuar me shërbim prove për korrupsion, nuk u paraqit të hënën më 15 maj në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK lidhur me procesin e saj të vetingut, ndërkohë që relatimi ekspozoi mosushtrimin e kompetencave nga këshillat dhe institucionet kompetentë lidhur me statusin e […]