Institucioni i Komisionerëve Publikë njoftoi të mërkurën më 10 korrik ushtrimin e ankimit ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Vlorës, Mirela Mishgjoni. Komisionerja Irena Nino, bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, ONM, çmon se vendimi i Komisionit nuk është në pajtueshmëri të plotë […]
Tag: Veting
Seanca në KPA për ish-gjyqtarin Besnik Maho shtyhet me kërkesë të tij
Seanca publike në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit lidhur me ankimet e kryera nga Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kundër vendimit të Komisionit për ish-gjyqtarin e Pogradecit, Besnik Maho, si dhe me ankimin këtij të fundit, e planifikuar për t’u zhvilluar të martën më 16 prill, u shty me kërkesë të vetë subjektit të rivlerësimit, i […]
Prokurori Arian Muçaj përballet me vetingun
Prokurori i Prokurorisë së Tiranës, Arian Muçaj u përball të martën më 26 mars me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime të përmbledhura për disa gjetje në kriterin e pasurisë dhe të profesionalizimit. Muçaj u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës. Procesi i vetingut për prokurorin Muçaj po kryhet […]
KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e Kreshnik Omarit për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e gjeti të drejtë shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Kreshnik Omari për deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë, si dhe konfirmoi pamundësinë financiare dhe dyshimet e ngritura për fshehje pasurie në emër të prindërve. Në vendimin e arsyetuar të KPA analizohen shkaqet e ngritura në ankim prej Omarit, […]
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Urim Buci
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 shkurt vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Dibrës, Urim Buci, duke e rrëzuar si të pabazuar vendimmarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e tij bazuar në parimin e proporcionalitetit dhe objektivitetit. Urim Buci u konfirmua me shumicë votash […]
Kolegji kalon në seancë publike kërkesën për rishikim vendimi të Antoneta Sevdarit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hënën të kalojë në seancë publike shqyrtimin e kërkesës për rishikim vendimit në çështjen ndaj ish-prokurores Antoneta Sevdari. “Gjatë kësaj séance në dhomë këshillimi, trupi gjykues vendosi kalimin e shqyrtimit të çështjes në seancë gjyqësore publike me praninë e kërkueses znj. Antoneta Sevdari dhe Institucionit të Komisionerëve Publikë, […]