Tre anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë akuzohen për ‘konflikt të rëndë interesi’ në vendimmarrjen e tyre për promovimin e prokurores Elisabeta Imeraj në mars të këtij viti, pasi kishin punësuar më parë familjarët e tyre në administratën e Prokurorisë së Tiranës. Të dhënat e siguruara nga BIRN tregojnë se në kohën e votimit […]
Tag: Veting
Gjyqtari Sokol Pina kalon me sukses vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi unanimisht të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Sarandës, Sokol Pina.
Gjyqtarja Alma Ahmeti konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Kukësit Alma Ahmeti.
KPK “justifikoi” Brahim Dragjoshin për pushtimin e tokës, e shkarkoi për mungesë burimesh
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk i vlerësoi penalizuese veprimet e paligjshme të prokurorit të Apelit Shkodër Brahim Dragjoshi për pushtimin e tokës ku ndërtoi pa leje një shtëpi tre kate + një kat nën tokë, duke i konsideruar ato në harmoni me politikat shtetërore dhe aktet ligjore të nxjerra në vijim për legalizimin e […]
Komisioneri publik kërkon shkarkimin e prokurores Enkeleda Osmani (Xhengo)
Komisioneri Florian Ballhysa mendon se vendimi i konfirmimit në detyrë për gjyqtaren Osmani (Xhengo) të Prokurorisë së Durrësit u krye nga KPK pas një hetimi të mangët administrativ ku nuk u verifikuan pretendimet për pagesë taksash dhe të ardhura të ligjshme.
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u njoh me shpjegimet e dhëna në seancë dëgjimore nga gjyqtarja Flora Hajredinaj lidhur me mungesë të burimeve financiare dhe një raport negativ të DSIK, vendosi konfirmimin e saj në detyrë.






