Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të hënën vendimin për konfirmimin në detyrë të gjyqtares së Kukësit Alma Ahmeti.

Ahmeti ka filluar karrierën në vitin 2009 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ajo është transferuar në vitin 2010 në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Në vitin 2016 ajo është emëruar ndihmëse ligjore në Gjykatën e Lartë.
Ajo disponon një pasuri familjare modeste dhe nga hetimi administrativ i KPK-së nuk u vërejtën probleme as për pasurinë dhe as për pastërtinë e figurës apo aftësive profesionale.
Trupa gjykuese përbëhej nga Pamela Qirko kryesuese, Firdes Shuli relatore dhe Etleda Çiftja anëtare. Subjekti i rivlerësimit u përfaqësua në proces nga avokatja Romina Zano.
Lexo më shumë:
Seancë pa telashe në KPK për gjyqtaren Alma Ahmeti
Skeda e pasurisë së deklaruar – Alma Ahmeti – Gjykata e Rrethit Kukës