Prokurori i Shkodrës, Arben Smaçi ka kryer sipas KPK-së deklarim të pasaktë dhe të rremë për çmimin e një apartamenti, ndërsa rezultoi me mungesa financiare të mëdha për justifikimin e pasurisë.
Month: July 2024
“Hetim i mangët”, Komisioneri Publik ankon vendimin e KPK ndaj gjyqtarit Gerd Hoxha
Nisur prej një rekomandimi të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Komisioneri Publik i kërkon Kolegjit të Posaçëm të rihetojë dosjen e rivlerësimit të gjyqtarit Gerd Hoxha, pasi sipas tij vendimi është i cënueshëm.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Dritan Gina – Prokuroria e Tiranës
Prokurori Dritan Gina i Prokurorisë së Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e tij familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2018.
Prokurori Isa Jata kalon me sukses vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmon unanimisht në detyrë prokurorin e Tiranës, Isa Jata.
Prokurorja Elida Hoxhaj konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokuroren e Prokurorisë së Fierit, Elida Hoxhaj dhe transferoi për inspektim dy çështje të hetuara prej saj.
KPA largon përfundimisht nga sistemi i drejtësisë gjyqtaren Valbona Seknaj
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të ish-kryetares së Gjykatës Administrative Shkodër, Valbona Seknaj(Durraj).