Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ka ankimuar si të pabazuar në ligj vendimin e Komisionit të Pavarur i Kuafikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, duke konkluduar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. KPK vendosi më 3 dhjetor 2021 të konfirmojë në […]
KPA la në fuqi shkarkimin e Ardian Yllit për shkak të bilancit negativ
Kolegji gjeti se përndryshe nga sa pretendohej në ankim, KPK kishte favorizuar në disa momente ish-prokurorin Ardian Ylli në analizë financiare, pavarësisht se kjo nuk kishte ndryshuar rezultatin përfundimtar dhe vendimin për shkarkimin e tij.
‘Cënon sigurinë kombëtare’; KPK bën padi për mbajtjen sekret të donatorit
Përmes një kërkesë-padie, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit këmbëngul të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat të aktivitetit që zhvilloi në resortin luksoz “Marina Bay” në Vlorë me argumentin se bërja publike cenon sigurinë kombëtare, procesin e vetingut si dhe imazhin e KPK-së dhe partnerëve ndërkombëtarë.
KPK shkarkoi prokuroren Elina Kombi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi shkarkimin e prokurores së Tiranës Elina Kombi, pas rivlerësimit vetëm në kriterin e pasurisë.
Huaja e marrë nga Tereza Merkaj nga një i panjohur, nuk e vlerësua nga KPK si hua
Komisioni vlerëson se një hua e marrë nga gjyqtarja Tereza Merkaj nga një i panjohur, e diktuar nga situata për përfitimin e një kredie me qëllim blerjen e një apartamenti, që është ofruar e ndërmjetësuar nga banka, nuk është një marrëdhënie e vërtetë huaje. Për rrjedhojë huadhënësi nuk është konsideruar person tjetër i lidhur dhe […]
Skeda e pasurisë së deklaruar –Erind Reovica – Prokuroria e Fierit
Prokurori i Prokurorisë së Fierit, Erind Reovica do të përballet të enjten më 3 shkurt me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Suela Zhegu, Brunilda Bekteshi dhe Firdes Shuli. Erind Reovica e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore […]