Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e gjyqtarit Arben Dosti

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ka ankimuar si të pabazuar në ligj vendimin e Komisionit të Pavarur i Kuafikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, duke konkluduar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit. KPK vendosi më 3 dhjetor 2021 të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti, pasi u konkludua se kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme për barrën e proves, lidhur me balancën financiare negative të konstatuar gjatë hetimit paraprak në shumën 36.4 milionë lekë për shkak të të ardhurave të padokumentuara, për të cilat cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha të përfituara para fillimit të detyrës. Po ashtu Komisioni rrëzoi raportin negativ të DSIK-së, si dhe gjetjet për profesionalizmin nuk u konsideruan penalizuese. Trupa e KPK që vendosi konfirmimin e Dostit kryesohej nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin. Arben Dosti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe deri në korrik të vitit 2014 kreu stazhin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga tetori 2015 kur u emëra si gjyqtar e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër. Kontestimet për pasurinë Lidhur me balancat negative, KPK ka marrë në konsideratë faktin se burimet e pasurive janë pasqyruar si në deklaratën para fillimit të detyrës, ashtu edhe në atë “veting” duke mos u deklaruar vetëm për qëllime të procesit të rivlerësimit. Qëndrimi konsistent i subjektit se një pjesë e të ardhurave nuk i justifikon dot me dokumentacion ligjor pasi janë krijuar nga marrëdhënie pune të paformalizuara, ka bindur trupën se Dosti ka qenë i vërtetë në gjithë deklarimet e tij. Ndërsa pasaktësitë në deklarime janë konsideruar të pamjaftueshme për të ndikuar në vlerësimin tërësor të çështjes. Komisioneri Ballhysa vlerëson se pasuritë e pasqyruara në deklaratën “veting” i nënshtrohen kontrollit të plotë mbi vërtetësinë, saktësinë e deklarimit dhe ligjshmërinë e burimeve të krijimit. Lidhur me ligjshmërinë e të ardhurave nga emigracioni për periudhën 1992-2000 në shumën 14 milionë lekë për të cilat Dosti ka pretenduar se janë të padokumentuara, KPK vlerëson se duhet mbajtur parasysh fakte të njohura botërisht, konkretisht se “remitancat nga jashtë në ato vite kanë qenë në nivele të larta dhe kryesisht të pashoqëruara me burime legale të pagesës nga punëdhënësit dhe për më tepër të pataksuara në Shqipëri”. Në përfundim, Komisioni ka vlerësuar se subjekti ka qenë në pamundësi objektive për deklarimin e këtyre të ardhurave në shtet dhe pagesën e detyrimeve tatimore përkatëse. Ndryshe nga KPK, Komisioneri vlerëson se të ardhurat nga emigracioni, nuk plotësojnë kërkesat e nenit D, pika 3, të aneksit të Kushtetutës, pasi mbeten ne nivel deklarativ si me kohën dhe mënyrën, ashtu edhe territorin ku janë krijuar. Sipas Ballhysës duhet që pretendimet të mbështeteshin me dokumentacion provues për ekzistencën e një burimi real të ardhurash të ligjshme, si dhe vlerën reale. Këtë vlerësim ai e bazon edhe në jurisprudencën e Kolegjit në raport me trajtimin e remitancave, sipas së cilës jo gjithmonë këto të ardhura mund të konsistojnë në dërgesa të vlerave monetare të krijuara nga burime të ligjshme dhe të konsiderohen si të ardhura të ligjshme në procesin e vetingut. Komisioneri Publik vlerëson se Dosti nuk arrin të provojë të kundërtën e barrës së proves për këto të ardhura dhe çmon se ato nuk duhen konsideruar në analizën financiare. Për të ardhurat e pretenduara nga subjekti se janë përfituar nga bashkëpunimi i paformalizuar me një shoqëri private në shumën prej 8 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, Komisioni ka krijuar bindjen se Dosti ka shpjeguar të vërtetën. Por, edhe për këto të ardhura Ballhysa konstaton se mbeten në nivel deklarativ dhe se nuk provohet që të jenë realizuar nga një burim i ligjshëm dhe për të cilën janë paguar detyrimet përkatëse tatimore. Për të ardhurat e pretenduara nga shitja e lokalit në Kuçovë në vlerën 12.8 milionë lekë, ka rezultuar se në kontratën e shitblerjes është shënuar çmimi 3.9 milionë lekë. Komisioni e ka vlerësuar bindës shpjegimin e Dostit se në kontratë është shënuar çmimi 3.9 milionë me kërkesë të blerësit dhe me orientim të noterit. Megjithatë është konstatuar se nuk janë paguar plotësisht detyrimet tatimore për çmimin e pretenduar. Nisur nga fakti se ky transaksion është kryer në 2005-ën dhe nga nëna e subjektit, kur ky i fundit nuk ishte ende në detyrë, KPK ka çmuar se Dosti nuk duhet të ngarkohet me përgjegjësi. Ballhsya vlerëson ndryshe duke konsideruar se të ardhurat në shumën 12.8 milionë lekë të deklaruara si të përfituara nga shitja e lokalit për të cilat nuk janë paguar detyrimet, nuk përmbushin kërkesat për tu konsideruar si burime të ligjshme. “Komisioni, në rezultatet e hetimit administrativ, në vlerësim të të gjitha të dhënave të mbledhura gjatë hetimit administrativ, ka konkluduar se të ardhurat të cilat subjekti i rivlerësimit ka arritur t’i provonte me dokumentacion ligjor, kanë vlerën 10.246.150 lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga subjekti i rivlerësimit, me burim këto të ardhura, rezulton të jetë në vlerën 195.000 euro dhe 4.950.000 lekë (në total rreth 31.000.000 lekë)”, vëren Ballhysa dhe çmon se Dosti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe të pasaktë për kontrollin e pasurisë. Mangësitë profesionale Në një prej denoncimeve nga publiku, janë ngritur pretendime se gjytari Dosti ka vendosur lirimin me kusht të një të pandehuri të dënuar për “Dhunë në familje” dhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”. Në përgjigje të kërkesës së Komisionit lidhur me kriteret në të cilët është bazuar për lirimin me kusht, Dosti ka shpjeguar se të dyja dënimet ndaj të pandehurit ishin bashkuar në një dënim të vetëm dhe për këtë arsye nuk mund të thuhej se ai po kryente njërin nga dënimet dhe ishte përsëritës në tjetrin. Komisioni ka arritur në konkluzionin se nuk vëren problematika në vendimmarrjen e subjektit, por sipas Komisionerit në këtë rast nuk mund të gjente zbatim verifikimi i kryer nga subjekti nëse i pandehuri ishte ose jo përsëritës në kryerjen e veprave penale. “Bashkimi i dënimeve në një të vetëm nuk mund të interpretohet si rrethanë e cila karakterizon personin i cili ka kryer disa vepra penale, si person jopërsëritës dhe të legjitimojë dhënien e masës lirim me kusht”, konstaton Ballhysa dhe kërkon që për këtë rast subjekti ose të konsiderohet i papërshtatshëm profesionalisht, ose kjo çështje të përfshihet në vlerësimin tërësor të çështjes. Për një denoncim të kryer nga një shoqëri, e cila pretendon mbi disa procese gjyqësore me objekt shpërblim dëmi, kundër Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe persona të tretë shoqëritë e sigurimit, Komisioni ka arritur në përfundimin se, nga verifikimi i denoncimit duket se ankimi i përket shqyrtimit të themelit të çështjes që verifikohet nga gjykata më e lartë. Komisioneri Publik konstaton se në vendimin e Dostit, rezulton se përfaqësues ligjor i palës paditëse në proces ka qenë një avokat me të cilin subjekti i rivlerësimit ka pasur një marrëdhënie huaje dhe interesi financiar në vitin 2012. Sipas Ballhysës duhej që KPK ta kishte vlerësuar rastin në kushtet e konfliktit të interesit. Dosti rezulton të ketë pezulluar dënimin e një të pandehuri për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, duke pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës së të proceduarit.  Por, pas ankimit të vendimit nga prokuroria, Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit lidhur me pezullimin e dënimit. "Argumentimi i subjektit të rivlerësimit se bima narkotike është në fazë inkubatori apo arsyetimi se veprat penale në fshehtësi nuk dihen dhe nuk ndikojnë drejtpërdrejtë në rendin dhe sigurinë publike, duke mos referuar bazën përkatëse ligjore ose ndonjë jurisprudencë unifikuese, duket se tregojnë për një mangësi në cilësinë e analizës dhe argumentimit logjik", vlerëson Komisioneri. Gjatë hetimit në KPK janë trajtuar edhe informacioneve nga burimet e hapura. Konkretisht është verifikuar një vendimarrje e subjektit për caktimin e masës së sigurisë "arrest shtëpie" për një person të arrestuar me 58 kg cannabis sattiva. Edhe ky vendim është rrëzuar nga Apeli që ka caktuar masën e sigurisë "arrest në burg". Ndryshe nga Komisioni që ka vlerësuar se subjekti është bazuar në bindjen e brendshme, Komisioneri Publik çmon se kjo gjetje duhet konsideruar në vlerësimin tërësor. Komisioneri Publik sjell në vëmendje edhe konstatimet e KLGJ-së për mangësi profesionale të Dostit lidhur me veprime apo mosveprime të kryera në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile dhe atë Penal. Sipas Ballhysës, për këto mangësi duhet të konstatohet papërshtatshmëria në kriterin e profesionalizmit ose të trajtohen në vlerësimjn tërësor. Komisioneri Publik e cilëson të cënueshëm përfundimin e Komisionit për profesionalizmin dhe i konsideron mangësitë e konstatuara si shkarkuese. Po ashtu, Ballhysa kërkon që të kryhet në Kolegj vlerësim edhe për pastërtinë e Figurës. Ai vëren se gjatë hetimit administrativ KPK i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar informacion pranë autoriteteve gjyqësore të Italisë dhe Greqisë për Dostin, por nga ana tjetër ka zhvilluar seancën dëgjimore dhe ka shpallur vendimin e konfirmimit të subjektit pa mbërritur përgjigjet nga autoritetet e këtyre dy shteteve. Ndërkohë që në vijim KPK ka përcjellë pranë Komisionerit përgjigjen nga autoritetet italiane prej nga nuk kanë rezultuar probleme, nuk është vendosur në dispozicion ende ndonjë përgjigje nga shteti grek. Gjithashtu, Ballhysa i kërkon Kolegjit që të vlerësojë informacionet e institucioneve verifikuese lidhur me figurën. Ballhysa konkludon se gjyqtari Dosti nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e të tria kritereve të procesit të rivlerësimit dhe kërkon shkarkimin e tij nga detyra.  

Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ka ankimuar si të pabazuar në ligj vendimin e Komisionit të Pavarur i Kuafikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Gjirokastrës, Arben Dosti, duke konkluduar se ky subjekt rivlerësimi nuk arrin nivel të besueshëm në të tre kriteret e rivlerësimit.

KPK vendosi më 3 dhjetor 2021 të konfirmojë në detyrë gjyqtarin e Gjirokastrës, Arben Dosti, pasi u konkludua se kishte dhënë shpjegime të mjaftueshme për barrën e proves, lidhur me balancën financiare negative të konstatuar gjatë hetimit paraprak në shumën 36.4 milionë lekë për shkak të të ardhurave të padokumentuara, për të cilat cilat subjekti pretendon se i ka kursyer nga emigracioni në Greqi, nga bashkëpunimi me një shoqëri tregtare, si dhe nga shitja e një lokali në pronësi të nënës, të gjitha të përfituara para fillimit të detyrës.

Po ashtu Komisioni rrëzoi raportin negativ të DSIK-së, si dhe gjetjet për profesionalizmin nuk u konsideruan penalizuese. Trupa e KPK që vendosi konfirmimin e Dostit kryesohej nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Brunilda Bekteshin.

Arben Dosti përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2013 dhe deri në korrik të vitit 2014 kreu stazhin pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nga tetori 2015 kur u emëra si gjyqtar e ushtron funksionin në Gjykatën e Rrethit Gjirokastër.

Kontestimet për pasurinë

Lidhur me balancat negative, KPK ka marrë në konsideratë faktin se burimet e pasurive janë pasqyruar si në deklaratën para fillimit të detyrës, ashtu edhe në atë “veting” duke mos u deklaruar vetëm për qëllime të procesit të rivlerësimit. Qëndrimi konsistent i subjektit se një pjesë e të ardhurave nuk i justifikon dot me dokumentacion ligjor pasi janë krijuar nga marrëdhënie pune të paformalizuara, ka bindur trupën se Dosti ka qenë i vërtetë në gjithë deklarimet e tij. Ndërsa pasaktësitë në deklarime janë konsideruar të pamjaftueshme për të ndikuar në vlerësimin tërësor të çështjes.

Komisioneri Ballhysa vlerëson se pasuritë e pasqyruara në deklaratën “veting” i nënshtrohen kontrollit të plotë mbi vërtetësinë, saktësinë e deklarimit dhe ligjshmërinë e burimeve të krijimit.

Lidhur me ligjshmërinë e të ardhurave nga emigracioni për periudhën 1992-2000 në shumën 14 milionë lekë për të cilat Dosti ka pretenduar se janë të padokumentuara, KPK vlerëson se duhet mbajtur parasysh fakte të njohura botërisht, konkretisht se “remitancat nga jashtë në ato vite kanë qenë në nivele të larta dhe kryesisht të pashoqëruara me burime legale të pagesës nga punëdhënësit dhe për më tepër të pataksuara në Shqipëri”. Në përfundim, Komisioni ka vlerësuar se subjekti ka qenë në pamundësi objektive për deklarimin e këtyre të ardhurave në shtet dhe pagesën e detyrimeve tatimore përkatëse.

Ndryshe nga KPK, Komisioneri vlerëson se të ardhurat nga emigracioni, nuk plotësojnë kërkesat e nenit D, pika 3, të aneksit të Kushtetutës, pasi mbeten ne nivel deklarativ si me kohën dhe mënyrën, ashtu edhe territorin ku janë krijuar.

Sipas Ballhysës duhet që pretendimet të mbështeteshin me dokumentacion provues për ekzistencën e një burimi real të ardhurash të ligjshme, si dhe vlerën reale. Këtë vlerësim ai e bazon edhe në jurisprudencën e Kolegjit në raport me trajtimin e remitancave, sipas së cilës jo gjithmonë këto të ardhura mund të konsistojnë në dërgesa të vlerave monetare të krijuara nga burime të ligjshme dhe të konsiderohen si të ardhura të ligjshme në procesin e vetingut.

Komisioneri Publik vlerëson se Dosti nuk arrin të provojë të kundërtën e barrës së proves për këto të ardhura dhe çmon se ato nuk duhen konsideruar në analizën financiare.

Për të ardhurat e pretenduara nga subjekti se janë përfituar nga bashkëpunimi i paformalizuar me një shoqëri private në shumën prej 8 milionë lekë deri në 10 milionë lekë, Komisioni ka krijuar bindjen se Dosti ka shpjeguar të vërtetën.

Por, edhe për këto të ardhura Ballhysa konstaton se mbeten në nivel deklarativ dhe se nuk provohet që të jenë realizuar nga një burim i ligjshëm dhe për të cilën janë paguar detyrimet përkatëse tatimore.

Për të ardhurat e pretenduara nga shitja e lokalit në Kuçovë në vlerën 12.8 milionë lekë, ka rezultuar se në kontratën e shitblerjes është shënuar çmimi 3.9 milionë lekë. Komisioni e ka vlerësuar bindës shpjegimin e Dostit se në kontratë është shënuar çmimi 3.9 milionë me kërkesë të blerësit dhe me orientim të noterit. Megjithatë është konstatuar se nuk janë paguar plotësisht detyrimet tatimore për çmimin e pretenduar.

Nisur nga fakti se ky transaksion është kryer në 2005-ën dhe nga nëna e subjektit, kur ky i fundit nuk ishte ende në detyrë, KPK ka çmuar se Dosti nuk duhet të ngarkohet me përgjegjësi.

Ballhsya vlerëson ndryshe duke konsideruar se të ardhurat në shumën 12.8 milionë lekë të deklaruara si të përfituara nga shitja e lokalit për të cilat nuk janë paguar detyrimet, nuk përmbushin kërkesat për tu konsideruar si burime të ligjshme.

“Komisioni, në rezultatet e hetimit administrativ, në vlerësim të të gjitha të dhënave të mbledhura gjatë hetimit administrativ, ka konkluduar se të ardhurat të cilat subjekti i rivlerësimit ka arritur t’i provonte me dokumentacion ligjor, kanë vlerën 10.246.150 lekë, ndërkohë që pasuria e deklaruar nga subjekti i rivlerësimit, me burim këto të ardhura, rezulton të jetë në vlerën 195.000 euro dhe 4.950.000 lekë (në total rreth 31.000.000 lekë)”, vëren Ballhysa dhe çmon se Dosti gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm dhe të pasaktë për kontrollin e pasurisë.

Mangësitë profesionale

Në një prej denoncimeve nga publiku, janë ngritur pretendime se gjytari Dosti ka vendosur lirimin me kusht të një të pandehuri të dënuar për “Dhunë në familje” dhe për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

Në përgjigje të kërkesës së Komisionit lidhur me kriteret në të cilët është bazuar për lirimin me kusht, Dosti ka shpjeguar se të dyja dënimet ndaj të pandehurit ishin bashkuar në një dënim të vetëm dhe për këtë arsye nuk mund të thuhej se ai po kryente njërin nga dënimet dhe ishte përsëritës në tjetrin.

Komisioni ka arritur në konkluzionin se nuk vëren problematika në vendimmarrjen e subjektit, por sipas Komisionerit në këtë rast nuk mund të gjente zbatim verifikimi i kryer nga subjekti nëse i pandehuri ishte ose jo përsëritës në kryerjen e veprave penale.

“Bashkimi i dënimeve në një të vetëm nuk mund të interpretohet si rrethanë e cila karakterizon personin i cili ka kryer disa vepra penale, si person jopërsëritës dhe të legjitimojë dhënien e masës lirim me kusht”, konstaton Ballhysa dhe kërkon që për këtë rast subjekti ose të konsiderohet i papërshtatshëm profesionalisht, ose kjo çështje të përfshihet në vlerësimin tërësor të çështjes.

Për një denoncim të kryer nga një shoqëri, e cila pretendon mbi disa procese gjyqësore me objekt shpërblim dëmi, kundër Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, dhe persona të tretë shoqëritë e sigurimit, Komisioni ka arritur në përfundimin se, nga verifikimi i denoncimit duket se ankimi i përket shqyrtimit të themelit të çështjes që verifikohet nga gjykata më e lartë.

Komisioneri Publik konstaton se në vendimin e Dostit, rezulton se përfaqësues ligjor i palës paditëse në proces ka qenë një avokat me të cilin subjekti i rivlerësimit ka pasur një marrëdhënie huaje dhe interesi financiar në vitin 2012. Sipas Ballhysës duhej që KPK ta kishte vlerësuar rastin në kushtet e konfliktit të interesit.

Dosti rezulton të ketë pezulluar dënimin e një të pandehuri për veprën penale “kultivimi i bimëve narkotike”, duke pranuar kërkesën e avokatit mbrojtës së të proceduarit.  Por, pas ankimit të vendimit nga prokuroria, Gjykata e Apelit ka vendosur ndryshimin e vendimit lidhur me pezullimin e dënimit.

“Argumentimi i subjektit të rivlerësimit se bima narkotike është në fazë inkubatori apo arsyetimi se veprat penale në fshehtësi nuk dihen dhe nuk ndikojnë drejtpërdrejtë në rendin dhe sigurinë publike, duke mos referuar bazën përkatëse ligjore ose ndonjë jurisprudencë unifikuese, duket se tregojnë për një mangësi në cilësinë e analizës dhe argumentimit logjik”, vlerëson Komisioneri.

Gjatë hetimit në KPK janë trajtuar edhe informacioneve nga burimet e hapura. Konkretisht është verifikuar një vendimarrje e subjektit për caktimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për një person të arrestuar me 58 kg cannabis sattiva. Edhe ky vendim është rrëzuar nga Apeli që ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

Ndryshe nga Komisioni që ka vlerësuar se subjekti është bazuar në bindjen e brendshme, Komisioneri Publik çmon se kjo gjetje duhet konsideruar në vlerësimin tërësor.

Komisioneri Publik sjell në vëmendje edhe konstatimet e KLGJ-së për mangësi profesionale të Dostit lidhur me veprime apo mosveprime të kryera në kundërshtim me Kodin e Procedurës Civile dhe atë Penal. Sipas Ballhysës, për këto mangësi duhet të konstatohet papërshtatshmëria në kriterin e profesionalizmit ose të trajtohen në vlerësimjn tërësor.

Komisioneri Publik e cilëson të cënueshëm përfundimin e Komisionit për profesionalizmin dhe i konsideron mangësitë e konstatuara si shkarkuese.

Po ashtu, Ballhysa kërkon që të kryhet në Kolegj vlerësim edhe për pastërtinë e Figurës. Ai vëren se gjatë hetimit administrativ KPK i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë për të kërkuar informacion pranë autoriteteve gjyqësore të Italisë dhe Greqisë për Dostin, por nga ana tjetër ka zhvilluar seancën dëgjimore dhe ka shpallur vendimin e konfirmimit të subjektit pa mbërritur përgjigjet nga autoritetet e këtyre dy shteteve.

Ndërkohë që në vijim KPK ka përcjellë pranë Komisionerit përgjigjen nga autoritetet italiane prej nga nuk kanë rezultuar probleme, nuk është vendosur në dispozicion ende ndonjë përgjigje nga shteti grek. Gjithashtu, Ballhysa i kërkon Kolegjit që të vlerësojë informacionet e institucioneve verifikuese lidhur me figurën.

Ballhysa konkludon se gjyqtari Dosti nuk arrin nivel të besueshëm në vlerësimin e të tria kritereve të procesit të rivlerësimit dhe kërkon shkarkimin e tij nga detyra.