Fatri Islamaj pas seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Foto: Edmond Hoxhaj.
Lajme Veting

KPA mbyll për herë të dytë shqyrtimin gjyqësor për Fatri Islamajn

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të martën të mbyllë për të dytën herë shqyrtimin gjyqësor lidhur me ankimin e gjyqtarit të Apelit të Tiranës, Fatri Islamaj, pasi ky i fundit paraqiti qëndrimit e tij ndaj një mendimi të përfaqësuesit të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Ferdinando Buatier. Në seancën paraardhëse më 31 mars, kur […]

Gjyqtari Shpetim Reka (djathtas) Foto Edmond Hoxhaj
Analiza KPK

KPK: Shpëtim Reka cënoi besimin e publikut gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit

Gjyqtari i Gjykatës së Durrësit, Shpëtim Reka u shkarkua nga detyra më 25 shkurt 2022 pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK konkludoi probleme në burimet e krijimit të pasurive; se është gjendur në kushtet e konfliktit të interesit në gjykimin e disa çështjeve; si dhe nuk ka deklaruar marrjen në huapërdorim të një makine […]

Prokurorja Elfrida Bregova në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Vladimir Karaj.
KPK Lajme Veting

Elfrida Bregova kalon shkallën e parë të vetingut

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 8 prill vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Tiranës, Elfrida Bregova. Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të mërkurën më 6 prill, Bregova u përball me pikëpyetje mbi mundësitë financiare të saj dhe të bashkëshortit po ashtu prokuror, Saimir Bahiti, në blerjen e një […]

KPA dëgjon parashtrimet e palëve në çështjen për Bujar Meminë
KPA Lajme Veting

KPA dëgjon parashtrimet e palëve në çështjen për Bujar Meminë

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten me parashtrimet e prokurorit të Krujës, Bujar Memia kundër vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, KLP për shkarkimin e tij nga detyra, si dhe me parashtrimet e këtij të fundit dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, ILD që e konsideruan hetimin dhe vendimmarrjen […]

Lajme

BE dhe SHBA kritikojnë “dizinformimin” ndaj vetingut dhe vëzhguesve

Drejtoria e Zgjerimit në Komisionin Evropian në Bruksel deklaroi të enjten në Twitter se disa akuza të raportuara në median shqiptare kundër organeve të vetingut dhe vëzhguesve ndërkombëtarë janë “të papranueshme” dhe se synojnë të cënojnë besimin te reforma e drejtësisë, një deklaratë e cila u mbështet dhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë. Mesazhi […]