Ndihmësi ligjor, Roland Agolli pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Ndihmësi ligjor, Roland Agolli konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën me 9 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të ndihmësit ligjor pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Roland Agolli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Firdes Shulin dhe anëtare Etleda Çiftjan. Gjatë seancës […]

Aurel Zarka, prokuror | Foto: Edmond Hoxhaj
KP Lajme

ONM kërkon apelimin e konfirmimit për prokurorin e arrestuar, Aurel Zarka

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i rekomandoi të martën Komisionerit Publik të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyre të prokurorit të Vlorës, Aurel Zarka, i arrestuar nga Prokuroria e Posaçme me akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Vëzhguesit ndërkombëtarë arsyetojnë se apelimi dhe një rishqyrtim i pasurisë dhe kritereve […]

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gëzim Veizi – Prokuroria e Durrësit
KPK Skeda

Skeda e pasurisë së deklaruar – Gëzim Veizi – Prokuroria e Durrësit

Prokurori Gëzim Veizi i Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës do të përballet të mërkurën më 9 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Valbona Sanxhaktari, Firdes Shuli dhe Olsi Komici. Gëzim Veizi e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin […]

Prokurorja Suela Salavaçi (majtas) pas seancës në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e Suela Salavaçit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të hënën më 7 tetor me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurores së Tiranës, Suela Salavaçi. Komisionerja Publike, Irena Nino, deklaroi se u qëndronte gjithë shkaqeve të ngritura në ankim dhe parashtrimeve, duke kërkuar shkarkimin e Salavaçit për probleme në kriterin e pasurisë, si dhe të gjetjeve […]

Prokurori Petrit Vukaj në KPK.
KP Lajme Veting

Komisioneri Publik kërkon shkarkimin e prokurorit Petrit Vukaj për probleme në të tri kriteret

Komisioneri Publik Florian Ballhysa njoftoi të premten se kishte ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ndaj prokurorit Petrit Vukaj dhe kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit shkarkimin e tij, pasi prokurori nuk arrin nivel të besueshëm dhe gjendet me mangësi në të tri kriteret e rivlerësimit. “Ndryshimin e vendimit nr. 774, datë […]

Prokurori Erjon Shqarri dhe përfaqësuesja e tij ligjore në KPA. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPA Lajme

KPA rrëzon kërkesën për pezullimin e prokurorit Erjon Shqarri

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA e rrëzoi si të pabazuar pretendimin e Komisioneres Publike, Irena Nino se prokurori i Vlorës, Erjon Shqarri duhej pezulluar dhe detyruar të ndiqte trajnimin njëvjeçar pranë Shkollës së Magjistraturës, për problemet e evidentuara në dy çështje të hetuara prej tij. Erjon Shqarri u konfirmua në detyrë nga Komisioni më […]