Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Dorjan Tafilaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten më 18 korrik lënien në fuqi shkarkimit nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj. Vendimi në Kolegj u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i kryesuar nga Ina Rama, me relatore Mimoza Tasin dhe anëtare Sokol Çomo, Albana Shtylla e Rezarta Schuetz, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Tafilajt kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Komisioni vendosi më 28 dhjetor 2023 shkarkimin nga detyra të prokurorit të Fierit, Dorjan Tafilaj për probleme në kriterin e pasurisë. Ndërkohë, Tafili mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës dhe për aspektin profesional u çmua se kishte treguar cilësi të mira, gjykim të drejtë, si dhe kishte respektuar të drejtat e palëve, duke u konsideruar i aftë.

Dorjan Tafilaj ka punuar fillimisht si oficer i policisë gjyqësore dhe u emërua si prokuror në vitin 2000 në prokurorinë e Vlorës. Ai punoi edhe në Prokurorinë e Korçës, përpara se të emërohej në Prokurorinë e Fierit në vitin 2016.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *