Foto arkive - seancë gjyqësore në KPA.
KPA Lajme

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit Seladin Pysqyli

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi të enjten lënien në fuqi të vendimit të shkarkimit të gjyqtarit të Korçës, Seladin Pysqyli. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupi gjykues i KPA i kryesuar nga Natasha Mulaj, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Sokol Çomo, Albana Shtylla e Mimoza Tasi, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Pysqylit ndaj vendimarrjes së Komisionit. Vendimi i KPA është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Gjyqtari i Gjykatës së Korçës, Seladin Pysqyli u shkarkua prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK më 25 korrik të vitit 2024, pasi u konkludua se ai dhe personat e lidhur ndodheshin në kushtet e mungesës së burimeve të ligjshme për të justifikuar shpenzimet e kryera dhe pasuritë e krijuara. Ndërkohë, Pysqyli u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.

Seladin Pysqyli e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993 si ndihmësgjyqtar dhe në ’95-ën u emërua si gjyqtar. Prej më shumë se dy dekadash ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Korçës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *