Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 16 shtator 2022 të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtarin e Tiranës, Bedri Qori, pas dorëheqjes së tij nga detyra. Po ashtu, u vendos ndalimi i rikthimit të tij në sistemin e drejtësisë gjatë 15 viteve të ardhshme. Në vendimin e KPK thuhet se hetimi administrativ për […]
Author: Edmond Hoxhaj
Komisionerja Publike kërkon lënien në fuqi të konfirmimit të Valdete Hoxhës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të premten më 23 shtator të mos riçelë hetim në çështjen e gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha lidhur me disa denoncime të depozituara pas kryerjes së ankimit ndaj vendimit të konfirmimit të saj në shkallën e parë. Kolegji dëgjoi gjithashtu konkluzionet përfundimtare të palëve, ku komisionerja Irena […]
Gjyqtarja Blerta Marku përballet në KPK me probleme në kriterin e pasurisë
Gjyqtarja e Gjirokastrës, Blerta Marku u përball të enjten më 22 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, me barrë e prove për pasurinë, kriterin e vetëm për të cilin është përmbyllur hetimi paraprak administrativ. Marku dhe përfaqësuesja e saj ligjore, avokatja Irena Reso, i kundërshtuan gjetjet e KPK dhe balancat negative për pasuritë […]
“Deklarimet e mia janë në unitet”: Entela Shedula kërkon rikthimin në detyrë
Gjyqtarja e Kavajës, Entela Shedula i kërkoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit që ta rikthente në detyrë gjatë seancës së të martës, ndërsa u qëndroi shpjegimeve të saj të mëparshme për burimet e pasurive të saj familjare. Shedula paraqiti në mënyrë të përmbledhur shpjegimet e saj në funksion të dy pyetjeve të relatorit të çështjes, […]
Gjyqtarja Flora Hasimi dha dorëheqjen pas barrës së provës për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 16 shtator të ndërpresë procesin e vetingut për gjyqtaren e Durrësit, Flora Hasimi si dhe i ndaloi rikthimin në sistemin e drejtësisë për një periudhë 15-vjeçare, për shkak të dorëheqjes së saj nga detyra. Në vendimin e Komisionit sqarohet se gjyqtarja Hasimi e ka dhënë dorëheqjen disa […]
“Kundravajte administrative”: Anëtarja e KPK-së Etleda Çiftja shpallet e pafajshme
Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, njoftoi të premten më 16 shtator vendimin për shpalljen të pafajshme të anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja, e cila u akuzua nga SPAK për veprat penale “falsifikimi i dokumenteve’ dhe “refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave […]





