Prokurori Arian Përmeti i Prokurorisë së Tiranës u përball të enjten më 15 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth tre orë, u pyet dhe dha shpjegime për pasuritë e trashëguara nga prindërit për të cilat u konkludua se kishin burime të ligjshme, si dhe për një […]
Author: Edmond Hoxhaj
KPA riçel hetimin gjyqësor në çështjen e Valdete Hoxhës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të martën më 13 shtator me parashtrimet në çështjen që ka objekt shqyrtimi ankimin e institucionit të Komisionerëve Publikë ndaj vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e gjyqtares së Apelit të Tiranës, Valdete Hoxha. Komisionerja Publike, Irena Nino u qëndroi të martën thuajse […]
SPAK kërkon shpalljen fajtore të komisioneres Etleda Çiftja
Prokuroria e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, SPAK kërkoi të hënën më 12 shtator në gjykatë shpalljen fajtore të anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiftja për veprat penale të “falsifikimit” dhe “deklarimit të rremë të pasurisë”. Sipas koordinatores për marrëdhënien me median në SPAK, Xhulieta Krasta, prokurorja Enkeleda Milonai që […]
Julian Xhengo jep shpjegime për problemet e pasurisë dhe figurës
Prokurori i Tiranës, Julian Xhengo u përball të premten më 9 shtator me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK, kur gjatë seancës dëgjimore që zgjati rreth katër orë e gjysmë dha shpjegime mbi pasurinë, figurën dhe profesionalizmin. Gjatë seancës dëgjimore, Xhengo u përball me një bilanc negativ të prindërve në investimet e kryera në një […]
KPK konkludoi se ndihmësja ligjore Jurida Bajraktari kishte mangësi profesionale
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 20 korrik 2022 të pezullojë nga detyra ndihmësen ligjore pranë Gjykatës Administrative të Apelit, Jurida Bajraktari, si dhe detyroi për të ndjekur programin e trajnimit në Shkollën e Magjistraturës, pasi konkludoi se ajo kishte mangësi profesionale. Trupa e KPK e kryesuar nga Genta Tafa (Bungo), me relatore […]
KPK: Mangësitë profesionale të Gjergji Takos, të pamjaftueshme për shkarkim
Prokurori i Tiranës, Gjergji Tako u pezullua nga detyra për një periudhë njëvjeçare prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkak të probleme të konstatuara në kriterin profesional, me kusht që të plotësojë detyrimin për të ndjekur programin e trajnimit, sipas kurrikulave të miratuara nga Shkolla e Magjistraturës. Gjatë seancave dëgjimore të zhvilluara në […]






