Ashtu si në procesin e rivlerësimit të bashkëshortit të saj të shkarkuar, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti dyshime se gjyqtarja e Tiranës, Klorinda Çela ka fshehur dy pasuri dhe ka mungesa financiare në vlera të mëdha të burimeve të ligjshme.
Author: Edmond Hoxhaj
Dyshimet për hua fiktive me ‘kursimet e jetës’ penalizuan Arben Dylën
Dhënia e një huaje nga prokurori i Lushnjës Arben Dyla në shumën 50 mijë euro, me interes 60 mijë euro për 5 vjet, u konsiderua si kontratë fiktive që kishte qëllim blerjen e një apartamenti – ndërkohë që bazuar në deklarimet e kursimeve në vite u konstatua balancë negative 5.2 milionë lekë për kryerjen e […]
“Deformoi të vërtetën për justifikimin e pasurive”: KPK e ndarë për Dritan Markun
Dy komisioneret në shumicë, Valbona Sanxhaktari dhe Xhensila Pine vlerësojnë se prokurori i Vlorës, Dritan Marku deformoi të vërtetën për justifikimin e burimeve të një apartamenti dhe vlerën e përfituar nga shitja e tij me qëllim të justifikonte burimet financiare për pronat e mëvonshme, por Lulzim Hamitaj e cilëson të padrejtë vendimin e shumicës vetëm […]
Ajola Prençi përballet me raport negativ të DSIK për shkak të bashkëshortit
DSIK ka konstatuar papërshtatshmërinë e prokurores Ajola Prençi, bazuar në dënimin e bashkëshortit ish-prokuror për korrupsion. Prençi e kundërshtoi si të pabazuar dhe dashakeq konstatimin e DSIK-së dhe kërkoi që të mos penalizohej për shkak të bashkëshortit.
Kolegji çel hetimin gjyqësor për prokuroren Lindita Ziguri
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi parashtrimet e komisionerit Florian Ballhysa, që e konsideroi hetimin e KPK-së si jo-shterues dhe pranoi një duzinë me prova të dorëzuara nga prokurorja Lindita Ziguri për kriterin e pasurisë.
KPK shkarkon nga detyra gjyqtaren Manjola Bejleri
Komisioni vendosi me shumicë votash të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Tiranës, Manjola Bejleri për problemet në kriterin e pasurisë.






