Gjyqtari Kastriot Selita u përball në KPK me dyshime për konflikt interesi dhe favorizim
Lajme

Gjyqtari Kastriot Selita u përball në KPK me dyshime për konflikt interesi dhe favorizim

Kreu i Gjykatës Administrative të Apelit Kastriot Selita u përball gjatë seancës dëgjimore me dyshimet e KPK për favorizim të Bledar Valikajt, bashkëshortit të deputetes së PS Ermonela Felaj në padinë ndaj Presidentit, dyshimet për konflikt interesi dhe një denoncim anonim nga kolegët. Selita mohoi akuzat dhe kërkoi konfirmim në detyrë.

Prokurori Elsion Sadiku gjatë seancës dëgjimore | Foto nga : LSA
Analiza Artikull kryesor Analiza KPA Në Fokus

Ligjshmëria e të ardhurave dhe dorëheqja nga një hetim rrëzuan Elsion Sadikun në KPA

Ankimi i ish-prokurorit u rrëzua nga shumica në KPA, e cila e gjeti atë me deklarim të pamjaftueshëm pasurie dhe cënim të besimit të publikut te drejtësia. Në pakicë relatorja Ina Rama kërkoi konfirmimin në detyrë e Sadikut, duke kundërshtuar qëndrimin e shumicës si për pasurinë dhe për profesionalizmin.