Në vendimin e arsyetuar, KPK ngre dyshime se gjyqtari i Apelit të Tiranës, Artur Gaxha kreu veprime fiktive për të justifikuar investimet në pasuri të paluajtshme –ndërsa balancat negative llogariten në dhjetra milionë lekë.
Author: Edmond Hoxhaj
Shkarkohet nga detyra drejtuesi i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Brahim Dragjoshi
Prokurori Brahim Dragjoshi u gjet në pamundësi financiare për ndërtimin e një shtëpie trekatëshe në tokë shtet. Komisioni evidentoi se Dragjoshi kishte kryer kundravajtje penale në zënien e truallit.
KPK konfirmon në detyrë prokuroren Dorina Bejko
Komisioni vendosi në unanimitet konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko.
Drejtuesja e Prokurorisë së Pogradecit, Dorina Bejko përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi pasaktësi dhe mospërputhje për likujditetet dhe burimin e krijimit të disa pasurive, ndërkohë që Bejko u vlerësua pozitivisht për figurën dhe profesionalizmin.
Kolegji rrëzon akuzat për figurën, por shkarkimi i Fatmir Lushit mbetet në fuqi
Tre anëtarë të Kolegjit i kanë dhënë të drejtë ankimit të ish-prokurorit Fatmir Lushi për kriterin e figurës dhe disa elementë të pasurisë –por mungesa e burime për blerjen e një apartamenti në Elbasan e nxjerr atë përfundimisht nga sistemi i drejtësisë.
Shtëpia e ndërtuar pa leje vë në pikëpyetje karrierën e prokurorit Brahim Dragjoshi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se kreu i Prokurorisë së Apelit Shkodër, Brahim Dragjoshi kishte kryer kundravajtje me zënien e një trualli shtetëror në Paskuqan dhe kishte ndërtuar pa leje një shtëpi trekatëshe në pamundësi financiare.






