Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ngriti pikëpyetje mbi një kontratë sipërmarrjeje të bashkëshortes së gjyqtarit Kalaja si dhe përfitimin e 24 milionë lekëve të babait në AKPP. Gjyqtari lotoi në seancë dhe kërkoi vazhdimin e detyrës.
Author: Edmond Hoxhaj
Shkarkohet kryetari i Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Elbasanit, Sulejman Kurti, pasi gjatë seancës dëgjimore u evidentuan probleme me të tre kriteret e rivlerësimit.
Kontaktet me të dënuarin në Greqi “djegin” prokurorin Përparim Kulluri
Prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri u shkarkua nga detyra pas problemeve me pastërtinë e figurës dhe pasurinë.
Probleme në të trija kriteret për kryegjyqtarin e Elbasanit Sulejman Kurti
Prona të krijuara me burime të pajustifikuara, një raport sekret që sugjeron lidhje me krimin e organizuar dhe një masë sigurie arrest me burg i paargumentuar rënduan mbi kryetarin e Gjykatës së Elbasanit Sulejman Kurti, i cili u përball me procesin e vetingut të hënën.
Kryegjyqtari i Kukësit përdor kartën e ‘anshmërisë’ për shtyrjen e vetingut
Pasi u përball me akuzat për mungesën e 5.2 milionë lekëve për ndërtimin e një vile si dhe dyshimet për fshehje pasurie, kryetari i Gjykatës së Kukësit, Isuf Shehu kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, duke e cilësuar atë të njëanshme.
Problemet me pasurinë, gjyqtarja Hajrie Muçmata shtyn përballjen me KPK-në
Gjyqtarja e Apelit të Shkodrës kundërshtoi analizën financiare dhe pretendoi “anshmëri” të trupës gjykuese, duke shtyrë në një kohë të pacaktuar përballjen me vetingun.






