Megjithëse KPK përmbysi raportin e DSIK-së qe e vlerësonte prokurorin Alfred Agolli si të papërshtatshëm, subjekti i rivlerësimit është shkarkuar nga detyra për problemet me pasurinë.
Author: Edmond Hoxhaj
Prokurori Zeqir Hoda kalon vetingun, por referohet për procedim disiplinor
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të konfirmojë në detyrë prokurorin e Tiranës, Zeqir Hoda pavarësisht dy rasteve të identifikuara të konfliktit të interesit, të cilat u referuan për procedim disiplinor.
KPK ngre dyshime për pasurinë dhe konflikt interesi ndaj prokurorit Zeqir Hoda
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi mungesë burimesh të ligjshme në blerjen e dy apartamenteve në Tiranë si dhe ngriti dyshime për dy raste konflikti interesi, ndërkohë që prokurori Zeqir Hoda tha se i kishte dokumentuar pasuritë dhe kërkoi konfirmimin.
KPK ngre pikëpyetje mbi burimin e pasurive të gjyqtares Valbona Durraj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konstatoi se gjyqtarja Valbona Durraj nuk i kishte deklaruar burimet e pasurive të saj, ndërkohë që ngriti dyshime se ajo kishte kryer vepra penale, përfshirë evazion fiskal dhe ndërtim pa leje.
KPK shkarkon gjyqtarin e Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi shkarkimin nga detyra të Hasnezirit, duke ndërprerë ambicien e tij për në Gjykatën Kushtetuese pas problemeve me pasurinë dhe mosdeklarimin e revokimit të një vize amerikane.
Regleta Panajoti konfirmohet me shumicë votash
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi me shumicë votash në detyrë gjyqtaren e Tiranës Regleta Panajoti, e cila garon për një post si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, pas pikëpyetjeve të ngritura mbi pasurinë.






