Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 15 prill vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Tiranës, Erion Pano, duke e rrëzuar si të papbazuar vendimarrjen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin e këtij subjekti rivlerësimi. Pano u konfirmua në detyrë nga Komisioni më 24 nëntor 2022, pasi […]
Author: Edmond Hoxhaj
Prokurori Madrid Kullolli jep shpjegime për aspektin profesional pas riçeljes së hetimit
Prokurori i Durrësit, Madrid Kullolli u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK të premten më 12 prill në një seancë të dytë dëgjimore, kur dha shpjegime lidhur me gjetjet e konstatuara bazuar në disa denoncime të publikut kryesisht për çështje profesionale dhe për veprimtarinë e tij si shef seksioni, të mbërritura pas seancës […]
Nëna e Monika Kryemadhit thotë se u pyet në SPAK për pronat
Fatime Kryemadhi, nëna e deputetes së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi ishte të enjten më 11 prill në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, dhe kur doli nga ambientet e këtij institucioni deklaroi për mediet se ishte pyetur për pronën e saj. E pyetur nga gazetarët për arsyen e thirrjes nga […]
Prokurori Ilir Hoxha u shkarkua për cënim të besimit të publikut tek drejtësia
Prokurori i Durrësit, Ilir Hoxha u shkarkua më 22 janar, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK arriti në përfundimin se ai ka cënuar besimin e publikut tek sistemi i drejtësisë, megjithëse problemet e konstatuara për secilin kriter rivlerësimi nuk përbënin më vete shkak për shkarkim nga detyra. Sipas KPK, pamundësia e burimeve financiare para […]
Rihapja e hetimit për Klerona Meçin nuk sjell ndryshime në konstatimet e KPK
Ndihmësja ligjore pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Klerona Meçi u përball të premten më 5 prill me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK në një seancë të dytë dëgjimore, ku u parashtruan gjetjet dhe shpjegimet lidhur me konstatimet pas riçljes së hetimit më 15 janar. Në seancën e parë dëgjimore Meçi dha shpjegime për problemet në […]
KPA dërgon prokurorin Julian Çafka për riedukim në Shkollën e Magjistraturës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të premten më 5 prill vendimin për ndryshimin e vendimarrjes së Komisionit për prokurorin e Gjirokastrës, Julian Çafka dhe pas konstatimeve të probleme në kriterin profesional, e pezulloi atë për një vit nga detyra, duke e urdhëruar që të ndjekë trajnimin pranë Shkollës së Magjistraturës. Vendimarrja e Kolegji […]






