Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 18 tetor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Kujtim Basha. Vendimi për Bashën u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Olsi Komici, me relatore Firdes Shuli dhe anëtare Valbona Sanxhaktari. Në seancën dëgjimore më 13 tetor, Komisioni […]
Author: Edmond Hoxhaj
Komisioneri Publik ankimon konfirmimin e prokurores Marsida Frashëri
Komisioneri Publik, Florian Ballhysa ankimoi të martën më 17 tetor vendimin e konfirmimit në detyrë të prokurores së Shkodrës, Marsida Frashëri pas kryerjes së trajnimit të detyrueshëm 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës, për shkak të gjetjes së probleme të shumta profesionale gjatë procesit të vetingut ndaj saj. Në maj të vitit 2022, Komisioni i Pavarur […]
Prokurorja Teuta Rrudha kundërshton balancën negative për një apartament
Prokurorja e Durrësit, Teuta Rrudha u përball të martën më 17 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për barrat e provës për pasurinë duke kundërshtuar bilancet negative të konstatuara, si dhe për gjetjet në kriterin profesional. Ajo mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës. Procesi i rivlerësimit […]
KPK rikthen në Shkollën e Magjistraturës prokuroren Flora Çela
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë për një vit prokuroren e Vlorës, Flora Çela dhe ta rikthejë atë për një trajnim 1-vjeçar në Shkollën e Magjistraturës. Vendimi u shpall nga trupa gjykuese e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brunilda Bekteshin dhe anëtare Etleda Çiftjen. Flora Çela përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës […]
Prokurorja Flora Çela jep shpjegime për të tre kriteret e rivlerësimit
Prokurorja Flora Çela e Prokurorisë së Vlorës u përball të enjten më 12 tetor me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK kur gjatë seancës dëgjimore dha shpjegime për gjetjet në të tre kriteret e rivlerësimit. Procesi i vetingut për prokuroren Çela po kryhet nga trupa e KPK e kryesuar nga Lulzim Hamitaj, me relatore Brundilda […]
Komisionerja Publike ankimon konfirmimin e gjyqtarit Ervin Pollozhani
Komisionerja Publike, Irena Nino ushtroi ankim të mërkurën kundër vendimarrjes së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për konfirmimin në detyrë të gjyqtarit të Tiranës, Ervin Pollozhani. Vendimi për lënien në detyrë të Pollozhanit u mor më 24 korrik 2023 nga trupa e KPK e kryesuar nga Roland Ilia, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare […]






