Gjykata Administrative e Tiranës i ka dhënë të drejtë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që të mbajë të fshehtë emrin e sponsorit privat që pagoi shpenzimet e akomodimit të komisionerëve dhe një pjese të stafit në ambientet e resortit luksoz “Marina Bay” në Vlorë, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në shtator të vitit të kaluar. […]
Author: BIRN
KPA: Dritan Banushi nuk provoi kursimet dhe dhurimet
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit Gjirokastër, Dritan Banushi u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 28 janar 2020, por institucioni i Komisionerëve Publikë e ankimoi si të pabazuar duke çmuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka arritur të kundërshtojë barrën e provës për pasurinë. Ish-Komisionieri Darjel Sina kërkoi shkarkimin e Banushit […]
Ervisa Hyka konfirmohet në detyrë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të enjten më 29 shtator vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Fierit, Ervisa Hyka. Gjatë relatimit në seancën dëgjimore më 27 shtator, KPK vuri në dukje se prokurores nuk i ishin gjetur probleme në asnjë nga tre kriteret. Procesi i vetingut për prokuroren Hyka u krye […]
Kërkesat paraprake shtyjnë seancën e gjyqtares Ariana Caco
Seanca dëgjimore në funksion të vetingut të gjyqtares së Tiranës, Ariana Caco, dështoi të zhvillohej të mërkurën më 28 shtator, pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi ta shtyjë për t’i dhënë kohë shqyrtimit të tre kërkesave të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit nëpërmjet përfaqësuesit të saj ligjor, njëkohësisht bashkëshortit Artur Gunbardhi. Pasi kryesuesja […]
Gjyqtarja Shefkie Demiraj shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Tiranës, Shefkie Mataj(Demiraj). Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar të hënën më 26 shtator, KPK konstatoi pamundësi të Demirajt për të vërtetuar me dokumentacion ligjor një pjesë të burimeve të një banese trekatëshe + papafingo, si dhe vlerëson se […]
KPK shkarkon nga detyra prokurorin Edmond Shytko
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të mërkurën më 28 shtator vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Korçës, Edmond Shytko. Vendimi për largimin e Shytkos nga sistemi i drejtësisë u mor nga trupa e KPK e kryesuar Brunilda Bekteshi, me relatore Suela Zhegun dhe anëtare Firdes Shulin. Gjatë seancës dëgjimore më 23 […]