Prokurorja e Durrësit, Teuta Rrudha gjatë shpalljes së vendimit,
KPK Lajme

Prokurorja Teuta Rrudha konfirmohet në detyrë

Komisoni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të hënën më 23 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurores së Durrësit, Teuta Rrudha. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPK e kryesuar nga Brunilda Bekteshi, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Etleda Çiftjan.

Gjatë seancës dëgjimore më 17 tetor, prokurorja Rrudha dha shpjegime për konstatimin e KPK lidhur me pamundësinë për pagesën e një pjese të çmimit të një apartamenti, duke e kundërshtuar këtë gjetje dhe kërkoi konfirmimin në detyrë.

Teuta Rrudha e nisi karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 si prokurore në Prokurorinë e Fierit. Në vitin 2004 ajo u transferua në Durrës, ku dhe e ushtron funksionin aktualisht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *