Prokurori Durim Bedini pas vendimit të KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
KPK Lajme

Prokurori Durim Bedini konfirmohet në detyrë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK shpalli të premten më 20 tetor vendimin për konfirmimin në detyrë të prokurorit të Elbasanit, Durim Bedini. Vendimi u mor nga trupa e KPK e kryesuar nga Firdes Shuli, me relator Olsi Komicin dhe anëtare Valbona Sanxhaktarin.

Gjatë seancës dëgjimore më 18 tetor, Komisioni konstatoi pamundësi të prokurorit të Elbasanit, Durim Bedini dhe të bashkëshortes së tij notere për krijimin e disa depozitave, por subjekti këmbënguli se kishte provuar se të ardhurat e tyre janë në vlera më të larta se shpenzimet dhe se situata është krijuar si pasojë e mosdeklarimit të gjendjes cash nga ana e tij. Bedini mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figures, si dhe nuk u evidentuan probleme domethënëse në kriterin profesional.

Durim Bedini e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si prokuror në vitin 1995. Në vitin 2008 ai u transferua nga Elbasani në Kavajë, ku ka mbajtur dhe pozicionin e drejtuesit. Pas miratimit të hartës së re gjyqësore dhe bashkimit të Prokurorisë së Kavajës me atë të Durrësit, Bedini u rikthye sërish në Elbasan, ku dhe e vijon detyrën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *