Prokurori i Fierit Çlirim Sino u përball të hënën në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me barrë prove në lidhje me një bilanc negativ prej 2 milion lekësh në blerjen e një makine në vitin 2015, një bilanc negativ shkaktuar nga transaksionet mes llogarive të biznesit të bashkëshortes dhe llogarive të saj personale. Prokurorit iu […]
Author: Edmond Hoxhaj
Gjyqtarja Elsa Ulliri përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi të martën seancën dëgjimore ndaj gjyqtares së Gjykatës së Lezhës, Elsa Ulliri. Trupa e përbërë nga Roland Ilia kryesues, Pamela Qirko anëtare dhe Etleda Çiftja relatore, bëri me dije se e kishte hetuar Ullirin në të tre kriteret. Në relatimin e shkurtër të Çiftjes u bë me dije se […]
KPK ngre dyshime për pasuri të fshehura ndaj prokurorit Arben Sharra
Në raportin e lexuar në fillim të seancës dëgjimore, që zgjati 4 orë e 30 minuta, relatorja Genta Tafa (Bungo) vuri në dukje ato që i cilësoi ‘përpjekje të përsëritura për të fshehur pasuri’ nëpërmjet prindërve të prokurorit të Durrësit, Arben Sharra. Relatorja përmendi si të tilla një shtëpi në Kodër Kamëz të ndërtuar nga […]
Kolegji dëgjoi konkluzionet në çështjen ndaj Elbana Llurit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit dëgjoi të mërkurën konkluzionet përfundimtare në çështjen ndaj gjyqtares së Gjykatës së Apelit të Tiranës, Elbana Lluri. Gjatë fjalës së tyre, palët mbajtën thuajse të njëjtin qëndrim si në seancën e parë të çështjes. Komisioneri Publik, Florian Ballhysa i kërkoi KPA-së të vendoste shkarkimin e Llurit, bazuar sipas tij në […]
KPA shkarkon Rilinda Selimin për shkak të kontakteve të papërshtatshme
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të mërkurën shkarkimin e gjyqtares së Gjykatës së Apelit Administrativ Rilinda Selimi, pasi e konstatoi atë të papërshtatshme në kriterin e figurës. Në përmbledhje të vendimit trupa kryesuar prej Sokol Çomos, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Natasha Mulaj, Albana Shtylla dhe Mimoza Tasi, vuri në dukje se kontaktet […]
KPA lë në fuqi konfirmimin e Irena Gjokës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi të martën se vendimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit i cili kishte konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka, duhej të mbetej në fuqi. Trupa e përbërë nga Sokol Çomo, kryesues, Natasha Mulaj relatore, me anëtarë Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz dhe Albana Shtylla, bëri me […]






