Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Irena Hoxha u përball në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit me pyetje mbi burimin e ligjshëm të të ardhurave të kunatit, i cili i kishte huazuar 60 mijë euro për blerjen e një apartamenti në Tiranë. Hoxha vlerësoi KPK dhe kërkoi konfirmim në detyrë.
Author: Edmond Hoxhaj
Komisioneri ankimon vendimin për gjyqtaren Atalanta Zeqiraj
Bazuar në rekomandimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit Komisioneri Publik njoftoi, se kishte apeluar vendimin e konfirmimit të gjyqtares së Vlorës Atalanta Zeqiraj, duke kërkuar nga Kolegji interpretim më të qartë të parimit të proporcionalitetit.
Mosdeklarimi i dënimit të vëllait vë në vështirësi gjyqtaren Semiramis Hoxholli
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Tiranës Semiramis Hoxholli u përball në KPK me pyetje rreth mosdeklarimit të dënimit të vëllait të saj në Greqi për trafik droge, ndërsa iu kërkuan shpjegime për një transfertë që kishte kryer për llogari të një pedagogu të saj drejt Kinës.
Prokurori Dritan Gina shkarkohet me tension në KPK
Pasi refuzoi të kontrollohej nga Garda e Republikës, prokurori Dritan Gina u përpoq të hynte në sallë me forcë, por nuk u lejua. KPK shpali vendimin e shkarkimit në mungesë.
Kontratat mbi dy apartamente vënë në vështirësi gjyqtarin Izet Dushaj
Gjyqtari i Apelit të Durrësit, Izet Dushaj u përball në KPK me barrë prove mbi kontratat për shit-blerjen e dy apartamenteve, ndërsa u gjet me një bilanc negativ prej 11 milionë lekësh. Dushaj mohoi problemet dhe kërkoi hetim në dy kriteret e tjera.
KPA lë në fuqi vendimin e konfirmimit të prokurorit Petrit Çanon
Kolegji i Posaçëm i Apelimit rrëzoi pretendimet e Komisionerit Publik për “cënim të besimit të publikut te drejtësia” nga prokurori Petrit Çano dhe rrëzoi si të paverifikuar dhe jashtë kontekstit një raport nga DSIK që e cilësonte subjektin si të papërshtatshëm.






