Prokurorja Daniela Sulaj u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK për një bilanc negativ prej 1.9 milion lekësh për blerjen e një trualli në vitin 2013, ndërsa problemet e gjetura në kriterin e profesionalizmit nuk u cilësuan shkarkuese. Sulaj këmbënguli se kishte dhënë shpjegime sqaruese.
Author: Edmond Hoxhaj
KPK e gjeti gjyqtarin Ken Dhima me minus 60.5 milionë lekë dhe dy pasuri të fshehura
Analizat financiare nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e gjetën gjyqtarin e Gjykatës Administrative në Vlorë Ken Dhima me bilanc negativ në 12 vite, dy pasuri të fshehura dhe dy raste të dhuratave nga persona të cilët ai i kishte gjykuar ose i gjykoi në vijim. Dhima refuzoi sipas KPK të shpjegonte barrën e provës.
KPK e gjeti gjyqtarin Desart Avdulaj me dy makina të fshehura dhe hua të pajustifikuara
Mungesa e burimeve të ligjshme të tre huadhënësve, dyshimet për fshehjen e dy makinave dhe pasaktësitë në deklarimin e të ardhurave cash çuan në shkarkimin nga KPK të gjyqtarit Desart Avdulaj.
KPA konfirmon në detyrë gjyqtarin Genti Shala
Kolegji i Posaçëm i Apelimit njoftoi se pas rihetimit nuk u gjetën prova që të cënonin vendimin e Komisionit të Pavarur për gjyqtarin e Apelit të Tiranës Genti Shala dhe me shumicë votash la në fuqi vendimin e konfirmimit.
KPK shkarkon gjyqtaren Irena Hoxha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi vendimin e shkarkimit të gjyqtares së Gjykatës së Tiranës Irena Hoxha, pasi e gjeti atë me bilanc negative në kriterin e pasurisë.
Prokurori Albert Kuliçi përballet me vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shqyrtoi të enjten çështjen ndaj prokurorit të Prokurorisë së Vlorës, Albert Kuliçi. Kuliçi kërkoi konfirmimin në detyrë.






