Mosdokumentimi i disa transaksioneve në blerjen e një apartamenti dhe mungesa e burimeve vuri në vështirësi gjyqtaren e Lushnjës Saemira Hila. Kjo e fundit dha shpjegime të gjata para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe kërkoi hapjen e hetimeve në dy kritere.
Author: Edmond Hoxhaj
KPK konfirmon në detyrë me shumicë votash prokurorin Endrit Bimi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njoftoi, se me shumicë votash kishte konfirmuar në detyrë pas rivlerësimit në 3 kritere prokurorin Endrit Bimi.
KPA mbyll hetimin në çështjen ndaj gjyqtares Alkelina Gazidede
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi kërkesën e Komisionerit Publik për të mbyllur hetimin në çështjen ndaj gjyqtares së Gjykatës Administrative të Apelit Alkelina Gazidede dhe ftoi palët për bisedimet përfundimtare.
Kolegji dëgjon parashtrimet në çështjen ndaj gjyqtares Alkelina Gazidede
Në një seancë që zgjati gati 6 orë Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e gjyqtares Alkelina Gazidede për probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit. Gjyqtarja u mbrojt duke i cilësuar të pabazuara argumentet e ankimit.
Prokurori Ardian Braho përballet me pyetje për pasurinë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi shpjegime nga prokurori për mungesën e burimeve financiare të prindërve në blerjen e dy apartamenteve nga babai dhe marrëdhëniet financiare të atit me tezen e tij emigrante në SHBA. Braho argumentoi burimet e pasurisë dhe kërkoi konfirmim në detyrë.
KPK nuk iu përgjigj kërkesës së Kolegjit për të plotësuar dosjen gjysmake të Irma Ballit
Kolegji vendosi me shumicë të kthente në Komision rivlerësimin e prokurores së Apelit, Irma Balli pasi rrëzoi si të pabazuar vendimin e KPK në kriterin e pasurisë. KPA shprehet në vendim se gjeti shkelje procedurale nga KPK, e cila nuk i ka dorëzuar Kolegjit dosjen e plotë të hetimit.






