Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 26 maj 2023 pasi u konkludua se nuk kishte pasur burime të ligjshme për të justifikuar krijimin e pasurive. Ndërkohë, ai mori vlerësim pozitiv për pastërtinë e figurës ndërsa për profesionalizmin u çmua se kishte arritur nivel […]
Analiza
KPA i gjeti të drejta konkluzionet e shkarkimit të Ervin Trashit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA i rrëzoi si të pabazuara pretendimet e ngritura nga ish-gjyqtari i Vlorës, Ervin Trashi, duke lënë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin e tij për probleme në kriterin e pasurisë dhe të figurës. Një prej anëtareve të trupit gjykues ka dalë me mendim paralel lidhur me një pasuri, […]
KPK me dy vlerësime për gjyqtarin Taulant Tafa
Gjyqtari i Elbasanit, Taulant Tafa u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 24 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë dhe rezultoi me bilanc negativ në vlerë të madhe. Gjetjet në kriterin e pastërtisë së figurës dhe aspektit profesional u trajtuan në vlerësimin tërësor, në […]
Argumentet e KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Sokol Nishani
Prokurori i Durrësit, Sokol Nishani u konfirmua në detyrë më 19 prill 2023 bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, pasi KPK reduktoi bilancet negative bazuar në provat e administruara dhe shpjegimet e subjektit. Sipas vendimit të arsyetuar, KPK ndryshoi gjithashtu një qëndrim të mëparshëm mbi shitjen e automjeteve më shtrenjtë sesa ishin blerë, duke […]
KPK: Prokurori Armand Gurakuqi u shkarkua për deklarim të pamjaftueshëm
Prokurori i Tiranës, Armand Gurakuqi u shkarkua nga detyra prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit më 28 prill 2023, pasi u konkludua se kishte kryer deklarime të pamjaftueshme për pasurinë, si dhe se nuk ka pasur burime financiare të ligjshme për krijimin e tyre. Po ashtu, në vlerësimin e përgjithshëm u çmua se marrdhëniet juridiko-financiare […]
Si e ‘shpëtoi’ KPK kreun e KLP-së nga vetingu
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla ishte sipas legjislacionit në fuqi subjekt i vetingut për shkak të punës së tij si ndihmës ligjor në Gjykatën e Lartë deri në 31 korrik 2017 dhe duhej t’i nënshtrohej procesit të rivlerësimit. Por pasi një sërë veprimesh, përfshi tëheqja nga një padi që Balla kishte […]






