Në reagime të paprecedenta, ambasadorët e SHBA dhe BE si dhe bordi i ONM mbështetën publikisht rekomandimin e vëzhguesve ndërkombëtarë për shkarkimin nga detyra të Elisabeta Imerajt dhe e konsideruan këtë çështje si test për integritetin e procesit të vetingut.
Analiza
KPK rrëzon pa hetim gjetjet e ONM për Elisabeta Imerajn
Vendimi prej 113 faqesh i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit lë pezull dhe të pasqaruar debatin në seancë dëgjimore mes drejtueses së Prokurorisë së Tiranës, Elisabeta Imeraj dhe vëzhguesit ndërkombëtar, Theo Jacobs.
Gjyqtarja Evjeni Sinojmeri u shkarkua në mungesë për probleme të pasurisë
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vlerëson në vendimin e zbardhur, se pretendimi i gjyqtares së Apelit Tiranë, Evjeni Sinojmeri se e ka pasur të pamundur të japë shpjegime e prova për të kundërshtuar barrën e provës pasi është bllokuar në SHBA nga pandemia, ka qenë i paargumentuar dhe i paprovuar.
Gjyqtarja Enkelejda Metaliaj e bindi Komisionin për burimin e pasurive
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit e ka përjashtuar gjyqtaren e Apelit Administrativ, Enkelejda Metaliaj nga barra e provës për burimet financiare për një apartament në Tiranë të blerë nga bashkëshorti para martesës dhe është bindur nga shpjegimet dhe provat për ligjshmërinë e një huaje të marrë nga kunati që ka shërbyer për blerjen e një […]
KPK u nda në rivlerësimin e gjyqtarit Ramazan Avdiu
Shumica e trupit gjykues të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit konkludon se gjyqtari i Elbasanit, Ramazan Avdiu ka vepruar si tregtar në disa huadhënie ndër vite dhe ngre dyshime se me këto veprime ai ka krijuar një skemë për justifikimin e të ardhurave duke cënuar besimin e publikut tek drejtësia. Në mendimin e pakicës thuhet […]
Kolegji rrëzon problemet e pasurisë, por figura penalizon Përparim Kullurin
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Përparim Kulluri ka pasur kontakt të papërshtatshëm me një person të përfshirë në krim të organizuar, ndërsa rrëzoi konkluzionet e KPK-së për pasurinë dhe profesionalizmin.






