Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se gjyqtari Astrit Haxhialushi duhej të kishte kërkuar pezullim për arsye shëndetësore, në mënyrë që të mos humbte statusin e magjistratit dhe të penalizohej me ndalim për 15 vjet.
Analiza
KPA rrëzoi pretendimet e Elona Kanës për “boshllëk ligjor”
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i ka rrëzuar të gjitha shkaqet e ankimit të ish-këshilltares ligjore në Gjykatën e Lartë, Elona Kana, e cila pretendoi se Komisioni nuk mund të merrte vendim në rastin e saj.
Mungesa e burimeve dhe pasaktësitë penalizuan gjyqtaren Mariana Shegani
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi se gjyqtarja e Tiranës, Mariana Shegani nuk ka patur burime financiare për pagesën e dy apartamenteve dhe një autoveture. Pasaktësitë në deklarimet e burimeve të krijimit të pasurive, të pretenduara të paqëllimta nga gjyqtarja Shegani, e kanë rënduar pozitën e saj gjatë vlerësimit tërësor.
Argumentet e KPA që rikthyen në detyrë prokurorin Arqile Koça
Shumica e anëtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit vlerësuan se Komisioni ka gabuar në vlerësimin e kriterit të pasurisë si dhe se ka cenuar të drejtën e prokurorit Arqile Koça për process të rregullt, ndërsa dy gjyqtare në pakicë votuan pro lënies në fuqi të shkarkimit.
KPK: Gjyqtarja Etleva Temo gjykoi në konflikt interesi
Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për gjyqtaren e Apelit Korçë, Etleva Temo, evidenton gjykimin e dhjetëra çështjeve në kushtet e konfliktit të interesit me palë ndërgjyqëse me të cilat kishin pasur marrdhënie financiare, ndërkohë mungesa e burimeve për krijimin e pasurive dhe disa transaksione fiktive në shit-blerjen e makinave vulosën shkarkimin […]
KPA: Prokurori Shkëlzen Cena cënoi besimin e publikut tek drejtësia
Kolegji i Posaçëm i Apelimit i vlerëson të drejta pjesën më të madhe të shkaqeve të ngritura nga Komisioni për shkarkimin e prokurorit të Dibrës Shkëlzen Cena, duke konkluduar mungesë burimesh për krijimin e pasurive, si dhe veprime e mosveprime që cënojnë besimin e publikut tek drejtësia.






