Komisioni i Pavarur i Kualifikimit përdor një standard për veten dhe një tjetër për gjyqtarët që gjykon, për sa i përket zbardhjes së vendimeve dhe shkeljes së afateve të parashikuara në ligj.
Analiza
KPA konstaton balanca negative më të mëdha se KPK për gjyqtaren Albina Spaha
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerëson se, edhe në aplikim të çdo skenari të mundshëm garantist në përllogaritjen e të ardhurave, qoftë edhe atyre të pretenduara nga gjyqtarja e Gjirokastrës Albina Spaha në deklaratat periodike dhe në ankim, sërish konstatohet pamundësi financiare për krijimin e pasurive.
Prokurori Enrik Haxhiraj rezultoi me mungesa të mëdha për krijimin e pasurive
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konkludon se prokurori i Apelit Vlorë, Enrik Haxhiraj ka kryer pasaktësi të përsëritura në deklarimin e burimeve të krijimit të pasurive, që kanë sjellë mospërfshirjen në analizën financiare të gjendjeve cash të pretenduara prej tij gjatë hetimit administrativ. Haxhiraj ka rezultuar në pamundësi financiare për një pjesë të investimeve të […]
Gjyqtarja Marsela Pepi e bindi Komisionin për të ardhurat nga bujqësia
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit është bindur se inspektorja e komanduar pranë ILD, Marsela Pepi gjendej në pamundësi objektive për të provuar në mënyrë direkte të ardhurat e përfituara nga bujqësia të deklaruara si një nga burimet për krijimin e dy depozitave. Bazuar në parimin e objektivitetit dhe proporcionalitetit, Komisioni është bindur se të ardhurat […]
KPA prish vendimin e Komisionit, ish-inspektori i KLD, Piro Samara ishte subjekt rivlerësimi
Kolegji i Posaçëm i Apelimit e vlerësoi të gabuar konkluzionin e Komisionit se, ish-inspektori i KLD-së Piro Samara nuk mund të rivlerësohej pasi nuk gëzonte statusin e magjistratit, ndërsa çmoi se ai ishte subjekt i rivlerësimit ex officio.
KPA nuk gjeti prova për ndikim politik në vendimin e KPK për gjyqtaren Eneida Civici
Kolegji i Posaçëm i Apelimit identifikon një sërë parregullsish procedurale gjatë kryerjes së procesit të rivlerësimit për ish-gjyqtaren e Tiranës, Eneida Civici, por i vlerëson ato pa ndikim në vendimmarrjen për ndërprerjen e vetingut dhe vendosjen e ndalimit për 15 vite nga institucionet e drejtësisë.






