Rivlerësimi i prokurores Elida Kaçkini në KPK, datë 16.07.2019 | Foto : Vladimir Karaj
Analiza KPK Në Fokus

Problemet me pasurinë e bashkëshortit gjyqtar nuk e penalizuan prokuroren Elida Kaçkini

Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit tregon se bashkëshorti i prokurores, me profesion gjyqtar, ka blerë një shtëpi me burime të pamjaftueshme, por ky fakt ka ndodhur para martesës me subjektin e rivlerësimit dhe për rrjedhojë, KPK vendosi konfirmimin e saj në detyrë. Kaçkini është edhe kandidate për SPAK.

Konflikti i interesit vulosi shkarkimin e prokurorit Arben Pasho nga KPK
Analiza

Konflikti i interesit vulosi shkarkimin e prokurorit Arben Pasho nga KPK

Marrja 14 mijë eurove hua nga një biznesmen ndaj të cilit, ai vetë dhe prokuroria që drejtonte, kishin pushuar hetimet për akuzat “pastrimit të parave”, “ndërtimit të paligjshëm” dhe “shpërdorimit të tokës”, penalizoi prokurorin e Gjirokastrës Arben Pasho. KPK arsyetoi se ai kishte “cënuar besimin e publikut te drejtësia”.