Gjyqtarja e Apelit të Tiranës, Elona Toro u konfirmua me shumicë votash, por anëtarja në pakicë, Etleda Çiftja argumenton se personat e lidhur nuk kanë pasur burime të mjaftueshme për dhuratat dhe huatë.
Analiza
Vendimi i KPK: Flutura Skënderi u shkarkua për mungesë burimesh dhe pasaktësi
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti mungesë burimesh financiare prej 1.8 milionë lekësh si dhe mosdeklarime dhe pasaktësi në deklaratat e pasurisë së gjyqtares së Apelit të Tiranës, Flutura Skënderi. Dy raste të dyshuara të konfliktit të interesit nuk u konsideruan ‘shkarkuese’.
KPK rrëzoi ‘përpjekjen’ e gjyqtares Shpresa Beçaj për të anashkaluar vetingun
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjykoi se subjekti i rivlerësimit duhej shkarkuar pasi kishte detyrimin për të dorëzuar deklaratat për pasurisë, figurën dhe profesionalizimit brenda afatit të përcaktuar. Pretendimet e Beçajt se nuk ishte “gjyqtare në detyrë” në kohën e zbatimit të ligjit të vetingut dhe se statusi i saj ishte i paqartë u vlerësuan […]
KPK akuzon Fatmira Hajdarin për vepër penale në ndërtimin e një pallati
Vendimi i arsyetuar i shkarkimit të gjyqtares së Apelit të Tiranës, Fatmira Hajdari motivohet me mungesën e burimeve të ligjshme për 12 vite radhazi, me pasuri dhe transaksione të padeklaruara si dhe me veprën e “ndërtimit të paligjshëm” të një pallati –i cili u konsiderua nga KPK si cenim i besimit te drejtësia.
Shkarkimi i prokurorit Blerim Tominaj, për fshehje pasurie dhe mungesë burimesh
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i gjeti të paprovueshme pretendimet e prokurorit Blerim Tominaj për pasurinë, ndërsa arsyetoi se ai kishte një bilanc negativ prej 110 milionë lekësh dhe se nuk provoi pronësinë e të atit mbi 200 monedha ari në fillim të ’90.
Prokurori Arben Dollapaj u shkarkua për “deklarime të paplota”
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi në favor të shkarkimit të anëtarit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Arben Dollapaj me argumentin se deklarimet për kohën dhe shpenzimet e bëra për ndërtimin e një shtëpie në Tiranë dhe tjetrës në Tropojë ishin të paplota.






