Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit i kërkoi Komisionerit Publik të apelojë çështjen ndaj prokurorit të Rrethit Kavajë, Artan Madani, ndërsa kundërshton si të pabazuar vendimin e shumicës në KPK për ta konfirmuar atë në detyrë, duke nënvizuar se subjekti i rivlerësimit nuk kishte burime të ligjshme për pasurinë.
Analiza
Vendimi i KPK: Hetimet e paplota të Shkëlzen Cenës favorizuan të pandehurit
Vendimi i arsyetuar i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit e penalizon prokurorin Shkëlzen Cena, i cili ishte asokohe edhe kandidat për SPAK, në të tre kriteret e vlerësimit dhe arrin në përfundimin se ai ka kryer deklarim të pamjaftueshëm të pasurisë dhe ka cënuar besimin e publikut të drejtësia.
‘I paqartë dhe i paplotë’; ONM kërkon rihetim në Kolegj për Kastriot Selitën
Vëzhguesit ndërkombëtarë kritikuan hetimin e kryer nga KPK për kreun e Gjykatës Administrative të Apelit si të paqartë dhe të mangët, ndërsa i kërkojnë Kolegjit që të adresojë problemet e mbetura me pasurinë dhe profesionalizmit-përfshirë rastet e injoruara të konfliktit të interesit.
KPK referim disiplinor ndaj Keshit pas gabimeve materiale në një dosje
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit referoi në “organin kompetent” prokuroren Esmeralda Keshi për pushimin e një hetimi pa ju përmbajtur bazës ligjore që kishte të bënte me objektin e hetimit dhe me gabime materiale.
Analiza financiare e gjyqtarit Artur Malaj: KPK fshehu aktet nga Komisioneri Publik
Kolegji i Posaçëm i Apelimit pranoi të premten një kërkesë për rivendosjen në afat të një shtese ankimi ndaj gjyqtarit Artur Malaj të kërkuar nga Komisioneri Publik, pasi ky i fundit u shpreh se ishte vënë në dijeni për ekzistencën e dy analizave financiare të cilat nuk ishin përcjellë me dosjen e subjektit nga Komisioni […]
KPK cënoi vlerësimin profesional të magjistratëve duke keqpërdorur referimet disiplinore
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka referuar për masë disiplinore 10 prokurorë dhe gjyqtarë, por referimet që vënë në dyshim profesionalizmin e magjistratëve të konfirmuar janë bërë nul për shkak të mungesës së bazës ligjore dhe Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, duke cënuar sipas ekspertëve besimin tek procesi i vetingut dhe duke krijuar paragjykim për […]