Duke e konsideruar hetimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të pamjaftueshëm si dhe problemet e vërejtura deri tani si të konsiderueshme, Komisioneri Publik Florian Ballhysa kërkon nga Kolegji rihapje të hetimit për gjyqtaren Brahimi.
Artikull kryesor Lajme
KPA largon nga sistemi i drejtësisë prokurorin Dritan Peka
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit dhe shkarkimin nga detyra të drejtuesit të Prokurorisë së Apelit, Dritan Peka për deklarim të pasaktë e të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë.
KPK konfirmon në detyrë gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme, Flora Hajredinaj
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi u njoh me shpjegimet e dhëna në seancë dëgjimore nga gjyqtarja Flora Hajredinaj lidhur me mungesë të burimeve financiare dhe një raport negativ të DSIK, vendosi konfirmimin e saj në detyrë.
Komisioneri Publik tërhiqet pjesërisht nga ankimi ndaj prokurorit Dritan Peka
Komisioneri Publik Darjel Sina u tërhoq nga shkaqet e ankimit për profesionalizmin dhe etikën të paraqitura prej tij kundër vendimit të KPK për konfirmimin në detyrë të prokurorit Dritan Peka, por kërkoi shkarkimin e Pekës për kriterin e pasurisë.
Prokurorja Afërdita Ndoi përballet me vetingun
Prokurorja Afërdita Ndoi u pyet në seancë dëgjimore lidhur me qëndrimet e mbajtura prej saj në dy çështje hetimore të verifikuara pas një denoncimi anonim dhe deklarimet për pagesën e disa kësteve për blerjen e një apartamenti.
Gjyqtari Neritan Cena shkarkohet nga detyra
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës Neritan Cena. Gjatë hetimit administrativ për të, Cenës iu gjetën transaksione të dyshimta në prona dhe automjete.