Neritan Cena në Tiranë më 6 tetor 2020. Foto: Malton Dibra/LSA
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Vendi

Gjyqtari Neritan Cena shkarkohet nga detyra

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli të martën vendimin për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Tiranës Neritan Cena. Gjatë hetimit administrativ për të, Cenës iu gjetën transaksione të dyshimta në prona dhe automjete.

Neritan Cena në Tiranë më 6 tetor 2020. Foto: Malton Dibra/LSA

Trupa gjykuese e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shpalli të shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë Neritan Cena pasi shpjegimet e këtij të fundit në seancën dëgjimore javën e kaluar mbi disa transaksione të dyshimta me prona dhe makina, kryesisht me persona të lidhur, dështuan t’i bindnin. Trupa gjykuese përbëhej nga Roland Ilia, Firdes Shuli dhe Etleda Çiftja.

Cena pati kërkuar konfirmim në detyrë. Ai ka të drejtë të apelojë vendimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Cena rezulton pronar i një apartamenti në Tiranë i blerë nga babai pjesërisht nëpërmjet një huaje nga kunata si dhe dy prona të blera në Bremen të Gjermanisë për të cilat janë përdorur mes të tjerash disa dhurata në cash nga persona të lidhur si babai apo motra.

Cena rezultoi gjithashtu se në dy raste ka arritur të shesë automjete me çmime më të larta nga çmimi i blerjes. Në një rast, një automjet ML është blerë nga Cena për 14 mijë euro nga djali i xhaxhait të tij, i cili e kishte blerë po atë ditë për 20 mijë euro. Dhe disa muaj më vonë, automjeti është shitur sërish 20 mijë euro, një seri transaksionesh për të cilat Cena dështoi të bindë trupën gjykuese se ishin të sinqerta.

Cena pati filluar punë në sistemin e drejtësisë në vitin 2005 dhe ka punuar në Laç e Vlorë para se të transferohej në Tiranë në vitin 2010.

Lexo më shumë:

Dhuratat e shumta nga familjarët ngrenë pikëpyetje mbi pasurinë e gjyqtarit Neritan Cena

 

Skeda e pasurisë së deklaruar –Neritan Cena –Gjykata e Tiranës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *