Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e hënë për burime të pamjaftueshme në blerjen e dy apartamenteve.
Artikull kryesor Lajme
Pronat e prokurorit Blerim Tominaj, KPK identifikon mungesë burimesh në vlera të mëdha
Gjatë seancës dëgjimore KPK ngriti dyshime se subjekti kishte mungesë burimesh të ligjshme financiare për dy lokale, dy apartamente, si dhe depozita bankare në vlerë mijëra euro.
Ankimohet vendimi i konfirmimit për gjyqtaren Irena Gjoka
Komisioneri Publik Dariel Sina mendon se gjyqtarja e gjykatës së posaçme nuk arrin të justifikojë blerjen e një apartamenti në vitin 2005 me burime të ligjshme dhe ka pasaktësi në lidhje me pasuritë e tjera të saj . Komisioneri kërkon shkarkimin e saj nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
Vetingu i Petrit Aliaj, KPK gjen raporte mjekësore të rreme dhe pasuri të pajustifikuara
Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj nuk u paraqit përsëri në seancë dëgjimore dhe i dërgoi KPK-së një raport mjekësor të katërt të premten, por Komisioni i lexoi gjetjet e hetimit sipas të cilit subjekti nuk kishte deklaruar dhjetra veprime financiare dhe nuk justifikonte pasurinë për të paktën 19.4 milion lekë.
DSIK me dy raporte për drejtuesin e Prokurorisë së Apelit Gjirokastër, Gjon Fusha
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit evidentoi gjatë seancës dëgjimore se DSIK kishte rrëzuar konstatimin e parë për Fushën, duke e konsideruar të papërshtashëm bazuar në informacione për kryerje të veprimeve në kundërshtim me detyrën dhe përfshirjen e mundshme në situata korruptive.
Prokurori Ludovik Dodaj përballet pa probleme me KPK
Prokurori i Apelit të Durrësit dhe njëkohësisht anëtar i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ludovik Dodaj, u përball thuajse pa probleme me raportin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit në seancë publike.