Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.
Artikull kryesor Lajme Lajme Vendi

Gjyqtarja Bernina Kondi shkarkohet nga detyra

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ditën e hënë për burime të pamjaftueshme në blerjen e dy apartamenteve.

Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Apelit, Bernina Kondi në seancën dëgjimore në KPK. Foto: Edmond Hoxhaj.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e shkarkimit të gjyqtares Bernina Kondi pasi kishte deklaruar në seancë dëgjimore mungesë të burimeve financiare në vlerën 1 milion lekë edhe për gjendjen cash të bashkëshortit në shumën 2.5 milionë lekë, e deklaruar se ka shërbyer si një prej burimeve për blerjen e apartamentit në vitin 2011.

Trupa gjyqësore e KPK përbëhej nga Xhensila Pine kryesuese, Brunilda Bekteshi relatore dhe Olsi Komici anëtar. Në cilësinë e vëzhgueses ndërkombëtare ishte Elka Ermenkova.

Bernina Kondi ka mbaruar Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe është emëruar gjyqtare në Gjykatën e Beratit. Në vitin 2011, ajo u emërua kryetare e Gjykatës së Beratit, ndërsa në vitin 2013 u dekretua si gjyqtare e Gjykatës Administrative të Tiranës.

Kondi deklari pas seancës për median se do të apelojë vendimin.

 

Lexo më shumë:

Gjyqtarja Bernina Kondi përballet me probleme të pasurisë në KPK

Subjekti me raport mjekësor, shtyhet seanca në KPA për gjyqtaren Bernina Kondi

Skeda e pasurisë së deklaruar –Bernina Kondi –Gjykata Administrative e Apelit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *