Seanca në mungesë ndaj gjyqtarit të Apelit, Petrit Aliaj | Foto: V. Karaj
Artikull kryesor Lajme KPK Lajme Në Fokus

Gjyqtari Petrit Aliaj shkarkohet nga detyra

Gjyqtari i Gjykatës së Apelit të Vlorës u shpall i shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për shkak të mosjustifikimit të së paku 19.4 milionë lekëve pasuri.

Trupa gjykuese gjatë seancës dëgjimore ndaj gjyqtarit Petrit Aliaj. Foto:Vladimir Karaj

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shpalli vendimin e shkarkimit për Petrit Aliajn ditën e hënë pas një procesi të gjatë në të cilin Aliaj paraqiti disa raporte mjekësore për të shtyrë seancat ndërsa nuk u paraqit në seancën dëgjimore dhe nuk ishte i pranishëm në shpalljen e vendimit. Së paku një nga raportet e paraqitur nga Aliaj dyshohet se janë të falsifikuara.

Trupa në rastin e subjektit Aliaj kryesohej nga Etleda Çiftja, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtare Brunilda Bekteshi.

Petrit Aliaj e ka nisur karrierën e tij në sistemin e drejtësisë në vitin 1995 dhe ka punuar për më shumë se një dekadë si gjyqtar në Delvinë dhe në Sarandë. Në vitin 2004, Aliaj u shkarkua nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë me motivacionin “Për kryerjen e veprimeve që vijnë në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës”, ndërsa një vendim i Kolegjeve të Bashkuara të Gjykatës së Lartë e riktheu atë në punë në vitin 2006.

Gjatë vitit 2005, Aliaj deklaroi se kishte punuar si avokat për kompanitë e vëllezërve Balili në Delvinë.

Pavarësisht trajektores së ndërlikuar të karrierës së tij, Aliaj u promovua në detyrë në vitin 2013 si gjyqtar i Gjykatës së Apelit të Vlorës. Në vitin 2015, ai u kallëzua nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për mosdeklarim dhe fshehje të burimeve të pasurisë së tij si dhe për deklarime të rreme. Për këto akuza ai u hetua më pas nga Prokuroria e Elbasanit, e cila vendosi të pushojë çështjen penale kundër tij.

 

Lexo më shumë:

Vetingu i Petrit Aliaj, KPK gjen raporte mjekësore të rreme dhe pasuri të pajustifikuara

KPK do hetojë raportet mjekësore të gjyqtarit Petrit Aliaj

Gjyqtari i Apelit të Vlorës, Petrit Aliaj shtyn për herë të dytë përballjen me KPK

Skeda e pasurisë së deklaruar –Petrit Aliaj –gjyqtari i Apelit Vlorë

Gjyqtari i Apelit, 47 mijë USD pagesë për konsulencë ligjore nga vëllezërit Balili

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *