Prokurori i Tiranës, Shpëtim Kurti kontestoi mbylljen e hetimeve vetëm për kriterin e pasurisë, por rihapja e procesit nga KPK e rëndoi pozitën e tij-duke ekspozuar edhe lidhjen me një person të përfshirë në krim të organizuar.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
Skeda e pasurisë së deklaruar-Alltun Çela-kryetar i Gjykatës së Sarandës
Kryetari i Gjykatës së Sarandës, Alltun Çela rihap procesin e vetingut për vitin 2019. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPK e ndarë në vendimin për shkarkimin e ndihmësit ligjor Artor Ylli
Shumica në KPK shkarkoi ndihmësin ligjor Artor Ylli për “mungesë etike”, por relatori votoi kundër duke arsyetuar se gjetjet nuk ishin shkarkuese. Ylli pretendon se KPK ka shkelur afatin e zbardhjes së vendimit, duke penguar apelimin.
Vendimi i KPK-së, Alma Liçaj “fshehu pasurinë dhe bëri deklarim të rremë”
Hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimi zbuloi se gjyqtarja Alma Liçaj dhe bashkëshorti përdorën një seri veprimesh fiktive për të fshehur pasurinë. Në vendim rezulton se të paktën një pasuri dyshohet e krijuar mbi një dokument të flasifikuar, ndërsa në një rast çmimi i deklaruar ishte sa gjysma e vlerës në treg. Liçaj kundërshtoi […]
Vendimi i KPK-së, Ramadan Troci tregoi “shpërfillje ndaj humbjes së jetëve njerëzore”
Mosfillimi e pushimi i hetimeve për 4 aksidente me vdekje e tre plagosje gjatë kohës që ishte prokuror në Bulqizë vulosi shkarkimin prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të prokurorit Ramadan Troci. Ai nuk arriti të justifikonte pasuritë, ndërsa hetimi ngriti dyshime për një sërë pasurish të fshehura në emra të të tretëve.
Pas vetingut gjykatat e rretheve zgjedhin zëvendës kryetarët
Tre gjykata të shkallës së parë, kryetarët e të cilave u shkarkuan nga procesi i rivlerësimit kalimtar, janë mbledhur të shtunën për të zgjedhur nënkryetarët e rinj.