Analiza Komisioni i Pavarur i Kualifikimit

Vendimi i KPK-së, Ramadan Troci tregoi “shpërfillje ndaj humbjes së jetëve njerëzore”

Mosfillimi e pushimi i hetimeve për 4 aksidente me vdekje e tre plagosje gjatë kohës që ishte prokuror në Bulqizë vulosi shkarkimin prej Komisionit të Pavarur të Kualifikimit të prokurorit Ramadan Troci. Ai nuk arriti të justifikonte pasuritë, ndërsa hetimi ngriti dyshime për një sërë pasurish të fshehura në emra të të tretëve.

Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci dhe avokati Ardian Leka pas seancës dëgjimore në KPK. Foto: LSA

Pas një denoncimi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vëzhgoi në Facebook se vëllezërit e prokurorit Ramadan Troci reklamonin aty makina luksoze dhe biznese. Një prej këtyre bizneseve të reklamuar në profilet e tyre sociale, një bar-kafe e mobiluar me luks sipas KPK-së, krijoi dyshime serioze se gjatë kohës që kishte qenë prokuror në Bulqizë e Dibër, Troci kishte favorizuar bizneset e shfrytëzimit të minierave.

Kafeneja zotërohej nga baxhanaku i prokurorit të Prokurorisë së Përgjithshme, i cili pas hetimeve prej Komisionitrezultoi se kishte blerë aksione në një kompani shfrytëzimi miniere.Aksionet, vlera e blerjes së të cilave nuk dilte në dokumente, për të cilat KPK dyshon se ishin pasuri e vetë prokurorit dhe indicie të marra prej denoncimit u bënë shkak për një hetim të thelluar rreth vendimmarrjes së Trocit gjatë kohës që ai punoi në Bulqizë.

KPK, e cila shkarkoi Trocin më 9 nëntor pas procesit të rivlerësimit për “cënim të besimit të publikut te drejtësia” e “deklarim të pamjaftueshëm në kriterin e pasurisë”, shprehet në vendimin e zbardhur se gjeti se prokurori kishte mbyllur hetimetndaj kompanive pa kryer veprime hetimoredhe duke përdorur ekspertiza të cektëa,“të pabazuara në prova” e duke mos marrë dëshmi.

Komisioni tha se në 7 çështje aksidentesh të shqyrtuara, me 4 të vrarë dhe tre të plagosur, Troci ua kishte lënë fajin viktimave. “Komisioni, vlerëson se një shpërfillje e tillë dhe neglizhim ndaj humbjes së jetëve njerëzore, nuk përputhet me rolin e prokurorit”, thuhet në arsyetimin e zbardhur.

Në mbrojtje të tij Troci tha gjatë seancës dëgjimore, se vendimarrja e tij në këto çështje nuk ishte gjetur me probleme prej Prokurorisë së Përgjithshme, por sipas KPK-së nuk dha argumente për problemet e gjetura.

Troci nisi karrierën si prokuror në vitin 2001 dhe prej asaj kohe ka punuar në Bulqizë, Dibër dhe Tiranë. Në vitin 2014, ai u komandua në krye të Prokurorisë së Vlorës dhe prej vitit 2016 punoi si prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme. Ai iu nënshtrua vetingut të në tre kriteret, ndërsa dosja e tij u shqyrtua prej treshes së kryesuar nga GentaTafaBungo, me relatore Pamela QirkodheanëtareSuelaZhegun.

Lexoedhe:

Hetimet e aksidenteve në Bulqizë

KPK-ja në rastin e hetimeve ndaj Trocit mori disa denoncime dhe të paktën dy prej denoncuesve dëshmuan para Komisionit duke pretenduar se kishin paguar mitë për të mbyllur hetimet. Por këto denoncime nuk rezultuan serioze dhe kërcënuese për karrierën e Trocit, pasi Komisioni nuk i gjeti ato të bazuara.

Por një denoncim sipas të cilit prokurori jetonte në një apartament të shtrejtë që i ishte mundësuar prej kompanive të shfrytëzimit të minierave të cilave u kishte pushuar çështjet dhe se kishte pasuri në emër të të afërmve, rezultoi problematik.

“Gjithashtu, nisur nga denoncimi dhe nga vëzhgimi i bërë nga ana jonë në rrjetet sociale, konkretisht nga facebook, vërehet se dy vëllezërit e subjektit ekspozonin automjete luksoze dhe se gjithashtu reklamonin njësi tregtare apo biznese në pronësi si bar-kafe (BAR KAFE-***) dhe një market”, thuhet në vendim.

Nga hetimi KPK gjeti se pronar i “bar-kafesë” së reklamuar ishte baxhanaku i subjektit. KPK po ashtu zbuloi se baxhanaku i prokurorit kishte blerë në vitin 2010 33 për qind të aksioneve të një kompanie me veprimtari në miniera dhe i kishte dhuruar ato në vitin 2016. Në të njëjtën kompani rezultonte po ashtu aksioner edhe miku i prokurorit Troci, makinën e të cilit ai kishte përdorur.

Baxhanaku sipas KPK-së i kishte blerë aksionet kur Troci ishte prokuror në Bulqizë dhe kishte hetuar jë sërëçështjesh me objekt aksidentet dhe sigurinë në miniera. Këto e bënë Komisionin të dyshonte se “Këto aksione mund të jenë aksione të fshehura të subjektit të rivlerësimit, të regjistruara në emër të baxhanakut të tij, kjo nisur dhe nga marrëdhënia e ngushtë që subjekti ka me shtetasin E.D., aksioner dhe përfaqësues ligjor i kësaj shoqërie. z. Troci nuk arriti të japë shpjegime dhe prova bindëse për të rrëzuar dyshimet e ngritura nga trupi gjykues”.

Ajo që e rëndoi situatën e Trocit në këtë rast ishin 7 vendime të marra prej tij për procedime të nisura me akuzën e “Shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë”. Ndonëse Prokuroria e Përgjithshme kishte sjellë fillimisht një relacion në të cilin e kishte vlerësuar “shumë mirë” profezionalizmin e prokurorit, hetimet e KPK-së gjetën shkelje proceduriale, hetime të paplota dhe vonesa të pa arsyetuara.

Të shtata dosjet, katër për aksidente në minierë me pasoje vdekjen dhe tre me pasojë plagosje, ishin mbyllur apo nuk ishin filluar me arsyetimin se nuk kishte vepër penale dhe se faji binte mbi viktimën. “Në 7 dosjet e analizuara më lart konstatohet se, është vendosur mosfillimi i procedimit penal ose pushimi i tij, pa hetim ose pa kryer hetime të plota. Duke vepruar, përgjithësisht, me të njëjtët ekspertë/grup ekspertësh, një konkluzion i diskutueshëm e lë fajin tek viktimat edhe pse nuk ka prova të mjaftueshme për të mbështetur këtë përfundim”, thuhet në vendimin e zbardhur të KPK-së.

KPK tha se gjeti që në një rast vendimi i mosfillimit ishte marrë pa pritur ekspertizën mjeko-ligjore, në një rast tjetër ai ishte bazuar në një ekspertizë prej një personi që nuk ishte ekspert i fushës. Në dy raste KPK gjeti se hetimet ishin shtyrë tej afateve me disa muaj pa vendim shtyrje duke shkelur procedurën, ndërkohë që gjatë këtyre muajve nuk ishte kryer asnjë veprim hetimorë.

KPK thotë se Troci nuk kishte marrë parasysh ekspertizat e ish-Repartit të Inspektim Shpëtimit në Miniera (RISHM), por kishte kërkuar ri-ekspertime dhe kishte marrë këto si prova edhe pse ato ishin kryer kohë pas aksidentit dhe në mjaft raste ishin të pambështetura në fakte. Në një rast u gjet se akti i ekspertimit ishte kryer nga një ekspert i pabetuar. Sipas komisionit në një rast aksidenti me një të plagosur, nuk ishte pyetur viktima, nuk ishte verifikuar kompania, leja minerare dhe nuk ishin kryer një sërë veprimesh proceduriale.

Ajo që bie në sy është se në asnjë prej rasteve nuk ka pasur verifikime të masave të marra nga kompania për sigurinë në punë, as nëse punëtorët e aksidentuar ishin të sigurar, madje edhe në rastet kur RISHM ka gjetur përgjegjësi prokuroria nuk ka hetuar mbi personat e gjetur përgjegjës. Ndërkohë që në një rast prokuroria ka neglizhuar dëshmitë që binin ndesh me ekspertizën.

“Dokumentet në dosje tregojnë se vendimi bazohet në një akt ekspertize teknike që: (1) është i paqartë dhe i paarsyetuar; (2) haptazi dhe qartësisht në kundërshtim me deklarimet e dëshmitarëve”, thuhet në analizën e njërit prej rasteve.

Në konkluzion KPK thotë se këto mbyllje hetimesh ishin “shkelje e të drejtave të njeriut”, duke arsyetuar se e drejta për jetën mbrohej me Kushtetutë dhe sqarimi i rrethaneve të humbjes së saj ishte pjesë e mbrojtjes së tyre. “Duke pasur parasysh legjislacionin e brendshëm dhe jurisprudencën e GJEDNJ-së, hetimi i rasteve që kanë të bëjnë me humbjen e jetës nuk ka qenë efektiv pasi nuk plotëson kriteret e një hetimi efektiv dhe të plotë”, thuhet në vendim.

Aty thuhet se nga Troci“është shfaqur neglizhencë e vazhdueshme në një seri të qartë dhe të vazhdueshme vendimesh përgjatë viteve 2006-2011”. Sipas Komisionit ky përbën “një model pune aq të dobët, saqë rrezikon ose shkel të drejtat e qytetarëve”.

Troci i kundërshtoi këto gjetje. Ai tha se puna e tij ishte inspektuar më herët nga Prokuroria e Përgjithshme dhe ajo nuk kishte gjetur probleme. KPK thotë se ai nuk dha përgjigje rreth çështjeve që dolën prej hetimeve të Komisionit.

Në shkrime të mëparshme BIRN ka gjetur se mbyllja e hetimeve për aksidentet në miniera duke ia lënëfajin viktimaveështë e zakonshme për prokurorinë e Bulqizës dhe autoritetet shtetërore që monitorojnë minierat.

Lexo edhe:

Mungesë burimesh dhe pasuri të fshehura

Troci sipas vendimit të zbardhur rezultoi me probleme edhe me justifikimin e pasurisë. KPK pas një analize të detajuar finaciare gjeti se ai nuk kishte pasur burime të mjaftueshme për të kursyer një shumë rreth 2.8 milion lekë për të paguar këstin e parë të apartamentit të blerë në Tiranë.

Me mungesë burimesh finaciare të ligjshme rezultoi nga analiza finaciare edhe blerja e njëautomjeti në vitin 2008 dhe një depozitë2,5 milion lekë, në fund të vitit 2016. Ndërkohë sipas KPK-së Troci kishte fshehur ndërtimin pa leje me sipërfaqe 32 m², në truall të zënë me sipërfaqe 450 m².

Troci i kundërshtoi këto përfundime duke thënë se shpenzimet gjatë kohës që ai ka jetuar në Dibër e Bulqizë ishin llogaritur shumë të larta. Ai po ashtu tha se nuk kishte firmosur formularin e vetëdeklarimit dhe se procesi ishte kryer prej babait të tij.

Po ashtu sipas KPK-së Troci nuk kishte deklaruar gjendjet e llogarive bankaredhe ka kryer deklarime të pasakta lidhur me të ardhurat e përfituara.

KPK nuk i quajti bindëse këto shpjegime. Komisioni përdor në analiza finaciare për shpenzimet një minimum jetik. PO ashtu sipas KPK-së pretendimi i Trocit se nuk kishte bërë vetëdeklarimin, binte ndesh me faktin se ai nuk ishte tërhequr prej këtij vetëdeklarimi edhe pse kishte marrë dijeni për të që në vitin 2016.

Komisioni thotë se “Bazuar në indicie dhe të dhëna të rëndësishme, Komisioni, krijoi bindjen se subjekti është pronar de facto i disa pasurive të tjera, të cilat janë regjistruar në emër të të afërmve dhe familjarëve të tij”. Këtu Komisioni përfshin aksionet në emër të baxhanakur në kompaninë minerare dhe po ashtu një apartament në qendër të Tiranës, pranë Pazarit të Ri ku Troci jeton me qira.

Prokurori pretendoi se apartamentin e kishte marrë me qira dhe se paguante 30 mijë lekë në muaj për të, por hetimet e KPK-së gjetën se qiraja për apartamentin në të cilin ishin shpenzuar 30 mijë euro mobilim ishte shumë e lirë për çmimet në të njëjtën zonë. Sipas KPK-së pronësia e apartamentit rezultoi e paqartë, ndërsa pretendimi i qiradhënsit se e kishte fituar ata në bazë të një kontrate kleringu rezultoi i pabazuar.

“Komisioni çmon se kjo pasuri është pasuri e fshehur e subjektit të rivlerësimit, duke qenë se ai është poseduesi dhe zotëruesi i këtij apartamenti. Subjekti i rivlerësimit, z. Ramadan Troci, nuk arriti të japë shpjegime dhe prova bindëse për të rrëzuar dyshimet e ngritura nga trupi gjykues”, thuhet në vendimin e zbardhur. Troci u mbrojt se kishte gjetur shtëpinë përmes miqve dhe se në fund të këtij viti do e linte atë.

E fshehur u konsiderua edhe një makinë, e cila ishte rregjistruar në emër të vëllait të Trocit dhe më pas kunatit, por që sipas policiave të sigurimit përdorej prej tij dhe bashkëshortes. Njëkohësisht komisioni ngriti dyshime mbi pasuritë e njërit prej vëllezërve që u konsiderua person i lidhur, duke dalë në përfundimin se ai “nuk justifikon me burime të ligjshme pasuritë e tij”.

Troci mohoi pasjen e pasurive të fshehura. Gjatë seancë dëgjimore, Troci i krahasoi disa prej gjetjeve të vetingut me atë që ai e quajti “një fushatë shpifjesh kundër tij në median sociale”, që sipas tij ishin nxitur nga mafia kriminale, interesat e së cilës ishin prekur gjatë punës së tij në krye të Prokurorisë së Vlorës. Troci shtoi se kishte marrë edhe kërcënime apo zarfe me shantazhe në shtëpi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *