Komisioni i Pavarur i Kualifikimit Lajme

Pas vetingut gjykatat e rretheve zgjedhin zëvendës kryetarët

Tre gjykata të shkallës së parë, kryetarët e të cilave u shkarkuan nga procesi i rivlerësimit kalimtar, janë mbledhur të shtunën për të zgjedhur nënkryetarët e rinj.

Gjykata e Beratit | Foto Erjola Azizolli

Trupat gjyqësore e gjykatave të rrethit gjyqësor Pukë, Korccë dhe Berat, u mblodhën të shtunën për të zgjedhur nënkryetarët e rinj për një mandat 1-vjeccar.

“Është mbledhja e përgjithshme e gjyqtarëve të gjykatës e cila zgjedh nga radhët e saj zëvendëskryetarin për një mandat tre vjeçar pa të drejtë rizgjedhjeje të menjëhershme, nëpërmjet një votimi, procedurë e cila është e mirëpërcaktuar në rregulloren e miratuar nga KLGj,” tha nëpërmjet një njoftimi për shtyp Këshilli i Lartë Gjyqësor.

“Ky proces ka filluar në gjykatat e rretheve gjyqësore Pukë, Berat dhe Korçë, por do të pasojë menjëherë edhe në të gjitha gjykatat e shkallës së parë dhe të apelit,” shtoi KLGj.

Kryetarët e gjykatës Pukës, Korçë dhe Berat u shkarkuan gjatë kësaj javë nga detyra nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, për shkelje të kriterit të pasurisë dhe papërshtatshmëri të figurës. Në mënyrë më specifike, kreu i gjykatës së Beratit, Agron Vavla u shkarkua pasi KPK i gjeti probleme me pasurinë. Komisioni gjeti probleme me pasurinë dhe pastërtinë e figurës për kreun e gjykatës së rrethit gjyqësor Korçë, Admir Belishta. Ndërkohë, kreu i gjykatës së Pukës, Izet Kadana u shkarkuar për probleme të konstatuara në të tre kriteret e vetingut.

Me zgjedhjen e zëvendës kryetarëve, sipas KLGj-së merr zgjidhje dhe situata e krijuar pas shkarkimit të Kadanës, Belishtës dhe Vavlës. Sipas dispozitave ligjore në fuqi, në mungesë të kryetarit të gjykatës, kompetencat e tij i ushtron zëvendëskryetari.

KLGj njoftoi të shtunën se zgjedhja e organeve drejtuese në gjykata, do të jetë një përparësi e punës së tij, duke garantuar funksionimit të sistemit gjyqësor në vend.

Të premten, Këshilli vendosi gjitashtu transferimin e përkohshëm të gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Shkodër, z. Besmir Stroka, për të ushtruar përkohësisht detyrën e gjyqtarit të Rrethit Gjyqësor Pukë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *