Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit shkarkoi të hënën nga detyra prokurorin Bujar Hoti, pasi hetimi administrativ gjatë procesit të rivlerësimit vuri në pikëpyetje burimin e pasurisë së tij.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit
ONM sfidon prokurorin Bujar Hoti: Ka ardhur koha të tregosh të vërtetën
Përfaqësuesi i ONM-së, Theo Jacobs i kërkoi të enjten gjatë seancës dëgjimore të vetingut prokurorit Bujar Hoti të tregonte të vërtetën, duke i cilësuar përgjigjet e tij mbi dyshimet e ngritura nga KPK për pasurinë familjare si të papërshtatshme dhe të çuditshme.
Dokumentet sekrete për “miqësi” me krimin çuan në shkarkimin e Shkëlzen Selimit
Anëtari i Gjykatës së Lartë, Shkëlzen Selimi u shkarkua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pasi iu provuan një sërë kontaktesh me persona të proceduar dhe të dënuar si pjesë e trafikut të narkotikëve dhe krimit të organizuar. Selimi u mbrojt duke thënë se nuk kishte pasur dijeni për akuzat ndaj të njohurve të tij […]
Skeda e pasurisë së deklaruar-Bujar Hoti-prokuror i Apelit në Durrës
Procesi i vetingut rifillon me seancën dëgjimore të prokurorit të Apelit të Durrësit, Bujar Hoti, i cili kandidon për Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Si ka ndryshuar pasuria e tij nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
Raporti për korrupsion dhe fshehje pasurie sollën shkarkimin e prokurorit Cama
Një rast mitmarrjeje i identifikuar nga shërbimet sekrete në Lushnje në vitin 2005 si dhe deklarimet e rreme, mosdeklarimi i një llogarie bankare dhe deklarimi i pasaktë i pasurisë sollën shkarkimin e prokurorit Adriatik Cama, sipas vendimit të zbardhur të KPK.
“Të metat profesionale” ndanë anëtarët e KPK për gjyqtarin Gentian Medja
Të metat profesionale që u gjetën në dosjet e shqyrtuara nga gjykatësi Gentian Medja e ndanë KPK-në. Shumica vendosi konfirmimin e tij, por një nga anëtarët e cilësoi atë “të dobët” dhe kërkoi shkarkimin. Edhe ONM ka kërkuar apelim të vendimit.