Sipas vendimit të arsyetuar të KPK-së, bilancet negative për gjyqtarin e Apelit të Vlorës, Sokol Ngresi ishin të vogla dhe të pamjaftueshme për të vendosur masë disiplinore.
Korrupsioni
Gjyqtarja Klodiana Gjyzari ballafaqohet me probleme të pasurisë dhe figurës
Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari u përball me dyshimet për mungesë burimesh të ligjshme dhe konflikt interesi në kriterin e pasurisë si dhe një raport negativ të DSIK-së për pastërtinë e figurës, të cilin ajo e quajti të bazuar në thashetheme.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Klodiana Gjyzari –Gjykata e Apelit Vlorë
Gjyqtarja e Apelit të Vlorës, Klodiana Gjyzari do të përballet të hënën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2003 deri në fund të vitit 2017.
KPA ia ‘dorëzon’ vendimmarrjen Gjykatës së Apelit Administrativ për Evelina Qirjakon
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, me shumicë votash, vendosi të pranojë kërkesën e ish-anëtares së Gjykatës së Lartë për të administruar si provë vendimin e Apelit Administrativ për procesin që po gjykon padinë e saj dhe të ish-koleges Arjana Fullani kundër vendimmarrjes së KLGJ-së që deklaroi përfundimin e statusit të magjistratit për këto subjekte rivlerësimi, […]
KPK rihap hetimin për gjyqtaren Marinela Osmani
Komisioni njoftoi se kishte pranuar kërkesën e gjyqtares së Tiranës, Marinela Osmani për çeljen e hetimit edhe për pastërtinë e figurës dhe profesionalizmin.
Skeda e pasurisë së deklaruar –Marinela Osmani–Gjykata e Tiranës
Gjyqtarja Marinela Osmani (Nuni) nga Gjykata e Tiranës do të përballet të premten me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Si ka ndryshuar pasuria e saj familjare nga viti 2004 deri në fund të vitit 2018.