Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi më 15 nëntor 2021 të lërë në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të ish-gjyqtarit të Kukësit Isuf Shehu, pasi i gjeti të pabazuara pjesën më të madhe të shkaqeve të ankimit të ngritura prej këtij subjekti rivlerësimi – që në […]
KPA
KPA pezullon nga detyra gjyqtarin Ardian Hajdari
Mbledhja e Gjyqtarëve në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA ka vendosur të hënën më 7 shkurt të pezullojë nga detyra anëtarin Ardian Hajdari. Ky fakt u bë i ditur të martën në çeljen e seancës publike që ka të bëjë me ankimin e gjyqtares së ish-Gjykatës së Apelit Për Krime të Rënda, Dhurata Haveri […]
DSIK bëri rolin e ‘fallxhores’ në raportin e prokurorit Petrit Çano
Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar ka lëshuar në korrik 2020 një certifikatë sigurie të kategorisë “Tepër Sekret” për prokurorin e Krujës, Petrit Çano me afat deri në vitin 2025. Një vit më vonë, i njëjti institucion i raportoi Kolegjit të Posaçëm të Apelimit se Çano nuk duhej të ishte më prokuror. Sipas DSIK-së […]
KPA dëgjon konkluzionet në çështjen e Anita Jellës
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA vendosi të hënën mbylljen e shqyrtimit gjyqësor për çështjen lidhur me ankimin e Komisionerit Publik Darjel Sina ndaj vendimit të Komisionit për konfirmimin në detyrë të drejtueses së Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, si dhe dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve në këtë proces rivlerësimi. Sina deklaroi se u qëndronte […]
KPA la në fuqi shkarkimin e Ardian Yllit për shkak të bilancit negativ
Në përpjekje për të vënë në vijë llogaritë, nga të cilat sipas Komisionit të Pavarur të Kualifikimit rezultonte me 4.1 milionë lekë të pa justifikuara me burime të ligjshme në 9 vjet, ish-prokurori Ardian Ylli këmbënguli, në ankimin e bërë në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, KPA, se provat e paraqitura prej tij nuk ishin […]
Kolegji ndryshoi konkluzionet e KPK, por jo shkarkimin për Gurali Brahimllarin
Ish-gjyqtari i Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Gurali Brahimllari korri disa fitore me ankimin në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, por nuk arriti të përmbyste vendimin e shkarkimit të marrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit më 21 qershor 2019. Sipas vendimit të arsyetuar, Kolegji vlerëson ndryshe nga Komisioni lidhur me pasuritë e […]






