Komisioneri Publik, Florian Ballhysa kërkoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të Gjykatës Administrative të Apelit, ndërsa Selita tha se kishte provuar ligjshmërinë e pasurisë dhe kërkoi konfirmimin.
KPA
KPA rrëzoi si të parëndësishme arsyetimet që rikthenin në sistem ish-gjytaren e Gjykatës së Lartë
Një shumicë në KPA rrëzoi pretendimet e ish-gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Evelina Qirjako se nuk kishte dhënë dorëheqjen, ndërsa la në fuqi penalizimin me 15 vjet ndalim për një vend në sistemin e drejtësisë. Në pakicë dy gjyqtarë arsyetuan se KPA duhej të zbatonte një vendim të Gjykatës Administrative të Apelit dhe të priste […]
Kolegji hap hetimin për kreun e Prokurorisë së Krujës, Petrit Çano
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të pranojë kërkesën e Komisionerit Publik dhe të prokurorit Petrit Çano për hapjen e hetimit gjyqësor në funksion të shkaqeve të ankimit që referon mangësi të hetimit administrativ të kryer në KPK.
KPA largon nga detyra drejtuesin e prokurorisë së Kavajës, Artan Madani
Ndryshe nga KPK, Kolegji i Posaçëm i Apelimit konkludoi se prokurori Madani nuk justifikoi me burime të ligjshme pasurinë e tij, si dhe nuk kishte deklaruar përdorimin e një automjeti.
KPA kërkon më shumë të dhëna për denoncimet ndaj Anton Martinit
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të kërkojë më shumë të dhëna lidhur me transferimin e një dosje të hetuar nga prokurori Martini, nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë të Fierit.
Liro e shtrëngo: KPA u nda në 4 qëndrime në vendimin për Eugen Beçin
Trupa e Kolegjit doli me katër qëndrime të ndryshme në lidhje me dy kritere të rivlerësimit, ndërsa shumica la në fuqi vendimin e shkarkimit vetëm për mosdeklarimin e revokimit të një vize nga SHBA.






