Prokurori Ndriçim Troplini i Prokurorisë së Durrësit do të përballet të enjten më 6 korrik me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit. Procesi i tij i vetingut po kryhet nga trupa e përbërë nga Firdes Shuli, Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari. Ndriçim Troplini përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2004 dhe u emërua prokuror […]
KPA
Kolegji riçel hetimin për çështjen ndaj Erarbër Madhit
Gjyqtari Erarbër Madhi u pyet gjërësisht të martën, gjatë seancës në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, nga vëzhguesi ndërkombëtar Steven Kessler, mbi marrëdhëniet me prindërit dhe burimin e pasurisë që përfshin një apartament dhe disa milion lekë në likujditete. Paratë, një shumë prej 350 mijë dollarësh të deklaruara si të ardhura nga puna e babait […]
KPA rikthen në detyrë gjyqtaren Gentiana Xhelili
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA njoftoi mbrëmjen e të hënës më 3 korrik ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për shkarkimin nga detyra të gjyqtares së Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Vlorë, Gentiana Xhelili dhe rikthimin e saj në sistemin e drejtësisë. Vendimi për konfirmimin e Xhelilit u mor […]
KPA shkarkon nga detyra prokurorin Bledar Bejko
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të hënën më 26 qershor vendimin për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Durrësit, Bledar Bejko. Kryesuesja e trupës, Albana Shtylla lexoi në mënyrë të përmbledhur, konkluzionet e arritura nga shumica e Kolegjit që vendosi ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, KPK për Bejkon dhe […]
KPA dëgjon konkluzionet në çështjen për prokurorin Bledar Bejko
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA u njoh të enjten më 22 qershor me konkluzionet përfundimtare në çështjen për prokurorin e Durrësit, Bledar Bejko, kur Komisionerja Publike Irena Nino u qëndroi shkaqeve të ngritura për probleme në të tre kriteret e rivlerësimit dhe kërkoi shkarkimin e tij, ndërsa subjekti e cilësoi ankimin të dorëzuar jashtë […]
KPA largon gjyqtarin Albano Çepele nga sistemi i drejtësisë
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli të mërkurën më 21 qershor vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Albano Çepele. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, […]





